Lajme

Haradinaj dënon sụlmin terrorist në Ankara: Sụlm kundër paqes dhe stabilitetit

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 24 October 2024

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka dënuar sulmin e djeshëm terrorist në Ankara.

Ai ka thënë se ky është sulm kundër paqes dhe stabilitetit.

“Sulmi terrorist në Ankara është një akt i rëndë që meriton dënim të ashpër. Ky sulm barbar, që godet njerëz të pafajshëm dhe cenon sigurinë e një vendi të tërë, është një sulm kundër paqes dhe stabilitetit.”

-Advertisement-

Haradinaj ka shtuar se në këto momente qëndrojnë afër popullit dhe qeverisë së Turqisë dhe ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.

“Në këto momente të vështira, jemi pranë popullit dhe Qeverisë së Turqisë, duke shprehur ngushëllimet tona të thella për familjet e viktimave dhe duke lutur për shërimin e të plagosurve. Qëndrojmë të bashkuar në përpjekjet për një botë më të sigurt dhe më të drejtë, ku dhuna dhe terrori nuk kanë vend.”

Nga ky sulm kanë mbetur të paktën pesë persona të vrarë dhe 22 të plagosur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera