Zgjedhjet amerikane në shënjestër të hakerëve iranianë, Microsoft: Ndikimi…
Autori: Gazeta inFokus 07:39 | 24 October 2024
Një grup hakerësh iranianë po vëzhgon në mënyrë aktive faqet e internetit të lidhura me zgjedhjet e nëntorit dhe mediat amerikane.
Aktivitetet e hakerëve sugjerojnë se ata po përgatiten për më shumë “operacione të ndikimit të drejtpërdrejtë”, sipas një shkrimi në blogun e kompanisë Microsoft të botuar të mërkurën.
Hakerët, të cilëve firma Microsoft u ka vënë nofkën “Cotton Sandstorm”, janë të lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit. Sipas kompanisë amerikane, ata kanë ndërmarrë operacione kibernetike të kufizuara zbulimi duke vënë në shënjestër shumë faqe në internet të lidhura me zgjedhjet amerikane të disa shteteve fushëbetejë.
Në muajin maj, hakerët skanuan gjithashtu një media të paidentifikuar amerikane për të hulumtuar dobësitë e saj.
Kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Nënpresidentja Kamala Harris, konkurron përballë rivalit republikan Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, për të cilat sondazhet sugjerojnë se është një garë jashtëzakonisht e ngushtë.
“Cotton Sandstorm” do të rrisë aktivitetin e saj me afrimin e zgjedhjeve, duke patur parasysh ritmin e veprimeve të grupit dhe historinë e ndërhyrjeve në zgjedhje, thuhet në hulumtimet e firmës Microsoft. Kjo është veçanërisht shqetësuese për shkak të përpjekjeve të kaluara të grupit, thotë firma amerikane.
Një zëdhënës i misionit iranian në Kombet e Bashkuara tha se: “Akuza të tilla janë tërësisht të pabaza dhe krejtësisht të papranueshme. Irani nuk ka asnjë motiv dhe as synim për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane”.
Në vitin 2020, grupi “Cotton Sandstorm” ndërmori një operacion kibernetik për të ushtruar ndikim në prag të zgjedhjeve presidenciale të atij viti, sipas zyrtarëve amerikanë.
Duke u identifikuar si gjoja “Proud Boys”, një organizatë e ekstremit të djathtë, hakerët u dërguan banorëve të Floridës mijëra emaile, duke i kërcënuar ata që të votonin për kandidatin Trump.
Grupi publikoi gjithashtu një video në mediat sociale, me pretendimin se vinte nga hakerë aktivistë, ku i tregonin ata duke hetuar një sistem zgjedhor. Ndërsa kjo përpjekje iraniane nuk ndikoi në sistemet individuale të votimit, synimi ishte mbjellja e kaosit, konfuzionit dhe dyshimeve, thanë në atë kohë zyrtarët amerikanë.
Pas zgjedhjeve të vitit 2020, grupi i hakerëve “Cotton Sandstorm” ndërmori gjithashtu një operacion tjetër kundër Shteteve të Bashkuara duke nxitur dhunën kundër zyrtarëve zgjedhorë, të cilët kishin hedhur poshtë pretendimet për mashtrime zgjedhore në shkallë të gjerë, tha firma Microsoft.
Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar, e cila po koordinon përpjekjet federale për të mbrojtur zgjedhjet nga ndikimi i huaj, iu referua një deklarate të kohëve të fundit ku thuhet se: “Aktorët e huaj, veçanërisht Rusia, Irani dhe Kina, mbeten të vendosur për të përçarë popullin amerikan dhe për të minuar besimin e tyre tek sistemi demokratik në vend”./ VOA
Të tjera
-
Nesër bëhet varrimi i të riut që humbi jetën në rrethana tragjike, familja ka një kërkesë
Familja Myftari në Prishtinë ka dalë me njoftim për vdekjen e djalit, Auronit...
-
Harris ose Trump: Këto shtete mund të vendosin
Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA mund të vendosen në shtatë shtete ...
-
Pejë: Dyshohet se zyrtarit të ShKK-së ia vodhi armën vëllau
Të shtunën në mbrëmje ka ndodhur një rast në fshatin Vitomoricë të Pejës. ...
-
29 aksidente dhe mbi 1 mijë e 400 gjoba për një javë në rajonin e Ferizajt
29 aksidente trafiku kanë ndodhur në rajonin e Ferizajt gjatë javës së kaluar...
-
Uji ende nuk mund të përdoret për pije, vazhdon të ketë mangan në liqenin e Badocit
Prania e manganit në liqenin e Badocit, është ende e lartë, rrjedhimisht uji ...
-
Shkencëtarët tregojnë skenarin më të keq: Një megatërmet mund të godasë Paqësorin çdo ditë
Telefoni juaj paralajmëron, dridhja fillon dhe lëkundjet intensifikohen. Foto...
-
Izraeli dhe Irani – marrin fund bombardimet?
Regjimi në Teheran përpiqet të minimizojë rëndësinë e sulmeve izraelite. Iran...
-
CNN: Trump bëri plotë 32 pretendime të rreme gjatë intevistës me Joe Rogan
Donald Trump u ul të premten për një intervistë me drejtuesin e famshëm të po...
-
Vëllai dyshohet se theri për vdekje vëllain – krejt çka dihet për ngjarjen tragjike që ndodhi në kryeqytet
Një rast i rëndë ka tronditur kryeqytetin të dielën mbrëma, ku një person dys...
-
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, një i vdekur dhe një i plagosur
Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin...
-
Deputeti i AAK-së thotë se në Ministrinë e Mbrojtjes ka afera korruptive
Një situatë alarmante po ndodh brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në vitin...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...