“Pushkës i ke thënë ka*a kur kam luftu une”, “Ke rrejtë sa ke mujtë për Zahir Pajazitin”, përplasje e ashpër mes Gani Gecit e Nait Hasanit
Autori: Gazeta inFokus 22:14 | 23 October 2024
Një debat për seancat e fundit të Gjykatës Speciale i ka vënë në përplasje të ashpër ish-deputetët Nait Hasani dhe Gani Geci, njëkohësisht ish-luftëtarë të UÇK-së.
Fillimisht Geci lidhet në debat duke e pyetur ish-deputetin Fatmir Humolli se a e di kur ia kanë arrestu ushtarin e tij më të mirë, Mujën. Tutje shton se ish-presidenti Hashim Thaçi e ka themeluar Gjykatën Speciale.
“A e di zotëri Humolli kur ta kanë arestu ty Mujën? A e di z. Humolli se unë e di kur ia kanë arrest ushtarin ma të fortë, Mujën?”
“Unë jam Gani Geci. Nana jem e ka emrin Rabë, baba jem Adem. I kam dajtë në Izbicë, Gjykatën Speciale e ka maru Hashim Thaçi, nuk e ka maru për veti, por për të tjerët. Se kur e ka marrë vesh që po dojnë me arrestu atë, ka tentu me zhbë por nuk ka leju VV”, thotë Geci.
Humolli i kthehet duke i thënë se “Ky është paragjykim”.
Geci më pastaj reeagon se dëshmia e Fadil Gecit është kundër komunikatës numër 59.
“Unë edhe vëllau jem kem dëshmu kundër komunikatës 59 që ka thanë Gani Geci i ka pri ofanzivës serbe me maskë, a unë s’i kam pri. Kur i kam vra unë serbët, edhe z. Humolli edhe Nait Hasani, se Hasani e ka formu ushtrinë në 1994, i ka thanë pushkës “kaka””.
“Z. Hasani e di mirë kur jena zatet në një restorant unë, ai edhe Rexhep Selimi”, shton Geci.
Nait Hasani i përgjigjet duke i thënë se “Nuk jam takuar asnjëherë me Gani Gecin”
“Ne kemi dëshmu kush na i ka vra shokët, kush e ka shkru komunikatën 59 në emër të shtabit. Rexhep Salimi thotë decidivisht se hartues e nënshkrues i komunikatës 59 është Rexhep Selimi. Nait Hasani e ka Rexhep Selimin shok. Me të kanë qenë në Marko Pollo”, replicon Gani Geci.
Tutje ai vazhdon duke e quajtur Hasanin “gënjeshtar”.
“Ti je LPK. Ti ke rrejtë sa ke mujtë për Zahir Pajazitin. Zahir Pajaziti të ka thanë “Mos mu flug përmas se më vrasin serbët. Ti ju ke flug përmas, ti je kryesori. Vete Artan Zenelin për ty, të kallxon kush je ti”, thotë Geci.
Të tjera
-
Nesër bëhet varrimi i të riut që humbi jetën në rrethana tragjike, familja ka një kërkesë
Familja Myftari në Prishtinë ka dalë me njoftim për vdekjen e djalit, Auronit...
-
Harris ose Trump: Këto shtete mund të vendosin
Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA mund të vendosen në shtatë shtete ...
-
Pejë: Dyshohet se zyrtarit të ShKK-së ia vodhi armën vëllau
Të shtunën në mbrëmje ka ndodhur një rast në fshatin Vitomoricë të Pejës. ...
-
29 aksidente dhe mbi 1 mijë e 400 gjoba për një javë në rajonin e Ferizajt
29 aksidente trafiku kanë ndodhur në rajonin e Ferizajt gjatë javës së kaluar...
-
Uji ende nuk mund të përdoret për pije, vazhdon të ketë mangan në liqenin e Badocit
Prania e manganit në liqenin e Badocit, është ende e lartë, rrjedhimisht uji ...
-
Shkencëtarët tregojnë skenarin më të keq: Një megatërmet mund të godasë Paqësorin çdo ditë
Telefoni juaj paralajmëron, dridhja fillon dhe lëkundjet intensifikohen. Foto...
-
Izraeli dhe Irani – marrin fund bombardimet?
Regjimi në Teheran përpiqet të minimizojë rëndësinë e sulmeve izraelite. Iran...
-
CNN: Trump bëri plotë 32 pretendime të rreme gjatë intevistës me Joe Rogan
Donald Trump u ul të premten për një intervistë me drejtuesin e famshëm të po...
-
Vëllai dyshohet se theri për vdekje vëllain – krejt çka dihet për ngjarjen tragjike që ndodhi në kryeqytet
Një rast i rëndë ka tronditur kryeqytetin të dielën mbrëma, ku një person dys...
-
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, një i vdekur dhe një i plagosur
Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin...
-
Deputeti i AAK-së thotë se në Ministrinë e Mbrojtjes ka afera korruptive
Një situatë alarmante po ndodh brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në vitin...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...