Lajme

Sekretari Blinken përkujton ambasadoren e parë amerikane në Kosovë: Ishte diplomate e jashtëzakonshme

Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 22 October 2024

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka kujtuar ambasadoren e parë të SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow.

Ai ka shpërndarë postimin e ambasadorit Hovenier në platformën X, me ç’rast ka shkruar se Kaidanow ka qenë një “diplomate e jashtëzakonshme” dhe se ka udhëhequr disa nga çështjet “më sfiduese” gjatë punës së saj.

“Ambasadorja Tina Kaidanow ishte një diplomate e jashtëzakonshme që udhëhoqi në disa nga çështjet më sfiduese të politikës së jashtme të kohës së saj. Ajo ishte një kolege dhe mike e jashtëzakonshme – thellësisht e zgjuar, me sens humori, këmbëngulëse dhe e përkushtuar ndaj diplomacisë amerikane. Qoftë i bekuar kujtimi për të”, ka shkruar Blinken.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera