“A e ka hetuar Prokuroria ndonjëherë këtë pazar”, KPK dhe ZKPSh i reagojnë deputetit Muja
Autori: Gazeta inFokus 17:15 | 22 October 2024
Deputeti i VV’së, Armend Muja, në një postim në Facebook ka thënë se biznesmeni Samir Mane ka bërë ligje në Kosovë gjatë Qeverisë Hoti. Sipas Mujës, “me propozim të Grupit Parlamentar të AAK-së, në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike ishte shtuar një amandament për një nen që parashihte lirim të energjisë elektrike për Ferronikelin, i cili atë kohë ishte në pronësi të Saimir Manes dhe të pezullohen pagesat e rentës minerare”.
“Komisioni i Minierave (KPMM) nuk e kishte ngarkuar asnjëherë Ferronikelin me rentë minerare siç parashihte ligji.”
Muja ka shtruar pyetjen se a është hetuar ndonjëherë ky rast, derisa ka sulmuar kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.
“A e ka hetu ndonjëherë Prokuroria këtë pazar? Apo ndoshta Dauti nuk i ka thënë Blerim Isufajt me e hetu këtë rast”, ka shkruar Muja.
Ndaj këtij postimi ka reaguar Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit të cilët e kanë dënuar ashpër deklaratën e Mujës.
Sipas KPK’së e ZKPSH’së deklaratat e sotme të deputetit Muja kanë përmbajtje të pastër politike dhe se renditen në sinkron me deklaratat e Qeverisë.
“Deklaratat e sotme të deputetit Muja kanë përmbajtje të pastër politike dhe vijnë e renditen në sinkron me deklaratat e Qeverisë dhe nga radhët e deputetëve të subjektit shumicë në Kuvendin e Kosovës, që, faktikisht, duhet të jenë gardianë të së drejtës dhe sundimit të ligjit në vendin tonë dhe jo të ndërhyjnë orë e çast, duke mos zgjedhur mjete dhe metoda për të njollosur dhe sulmuar prokurorë, kryeprokurorë dhe prokuroritë e vendit.”
“KPK dhe ZKPSH theksojnë se këto deklarata kanë për synim të dëmtojnë rastet hetimore në procedurë dhe prononcimet e tilla nuk i shërbejnë drejtësisë, si dhe janë ndërhyrje e qëllimshme për të zhvendosur vëmendjen nga zbatimi i përditshëm i ligjit që bënë Kryeprokurori Isufaj, por me këtë rast, KPK-ja dhe ZKPSH-ja ia bëjnë me dije deputetit Muja se përkrahin dhe mbështesin fuqishëm z.Blerim Isufaj dhe secilin prokurorë, që, çdo ditë, në mënyrë aktive dhe sistematike, merren me ndjekjen dhe hetimin e kryesve të veprave penale kushdo qofshin dhe ngado që vijnë ata.”
Në reagim thuhet se kryeprokurori Isufaj është i gatshëm dhe i përkushtuar në rrugën drejt zbatimit të ligjit dhe se synimet dhe përpjekjet do të jenë të pandalshme për fuqizimin e shtetit ligjor në Kosovë.
Të tjera
-
Nesër bëhet varrimi i të riut që humbi jetën në rrethana tragjike, familja ka një kërkesë
Familja Myftari në Prishtinë ka dalë me njoftim për vdekjen e djalit, Auronit...
-
Harris ose Trump: Këto shtete mund të vendosin
Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA mund të vendosen në shtatë shtete ...
-
Pejë: Dyshohet se zyrtarit të ShKK-së ia vodhi armën vëllau
Të shtunën në mbrëmje ka ndodhur një rast në fshatin Vitomoricë të Pejës. ...
-
29 aksidente dhe mbi 1 mijë e 400 gjoba për një javë në rajonin e Ferizajt
29 aksidente trafiku kanë ndodhur në rajonin e Ferizajt gjatë javës së kaluar...
-
Uji ende nuk mund të përdoret për pije, vazhdon të ketë mangan në liqenin e Badocit
Prania e manganit në liqenin e Badocit, është ende e lartë, rrjedhimisht uji ...
-
Shkencëtarët tregojnë skenarin më të keq: Një megatërmet mund të godasë Paqësorin çdo ditë
Telefoni juaj paralajmëron, dridhja fillon dhe lëkundjet intensifikohen. Foto...
-
Izraeli dhe Irani – marrin fund bombardimet?
Regjimi në Teheran përpiqet të minimizojë rëndësinë e sulmeve izraelite. Iran...
-
CNN: Trump bëri plotë 32 pretendime të rreme gjatë intevistës me Joe Rogan
Donald Trump u ul të premten për një intervistë me drejtuesin e famshëm të po...
-
Vëllai dyshohet se theri për vdekje vëllain – krejt çka dihet për ngjarjen tragjike që ndodhi në kryeqytet
Një rast i rëndë ka tronditur kryeqytetin të dielën mbrëma, ku një person dys...
-
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, një i vdekur dhe një i plagosur
Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin...
-
Deputeti i AAK-së thotë se në Ministrinë e Mbrojtjes ka afera korruptive
Një situatë alarmante po ndodh brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në vitin...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...