Banka Botërore alarmon për rritjen e shpenzimeve nga Qeveria në kohë zgjedhjesh, e sheh si rrezik
Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 17 October 2024
Në Raportin e Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor që nxori Banka Botërore ka theksuar rrezikun mbi trysninë për rritjen e shpenzimeve buxhetore në prag të zgjedhjeve në Kosovë.
Po ashtu, raporti vë në pah “pasigurinë e vazhdueshme gjeopolitike” dhe tha se një proces më i përforcuar drejt Bashkimit Europian mund të sjellë rritje.
“Rritja e trysnisë për shpenzimet e lidhur me ciklin e ardhshëm zgjedhor paraqet një rrezik. Pasiguria e vazhdueshme gjeopolitike, duke përfshirë atë të lidhur me kontekstin e brendshëm politik, sjell gjithashtu rrezik. Një proces i përforcuar i anëtarësimit në BE mund të përmirësojë perspektivat e rritjes”, thuhet në raport.
Raporti tha se rritja ka qenë e anuar drejt qendrave urbane, duke çuar në rritje të pabarazisë.
“Një dimension tjetër i rëndësishëm është perceptimi ndaj ‘shokut’ dhe pasojat e tyre të mirëqenies. Në vitin 2022, rritjet e çmimeve arritën nivele që nuk ishin parë në dekada dhe rritjet e çmimit të energjisë shkaktuan shqetësime për grupet më të ndjeshme”.
“Në mënyrë të ngjashme, tensionet gjeopolitike dhe ndërprerjet e mëvonshme të zinxhirit të furnizimit kanë rritur shqetësimet në lidhje me efektet e tyre tek ata në skajin e ultë të shpërndarjes ekonomike. Deficiti fiskal pritet të rritet deri në 1.1 për qind të GDP-së në vitin 2024 dhe të mbetet në përputhje me rregullat fiskale në periudhën afatmesme”
Të tjera
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...
-
Kryetari i Odës së Mjekëve: Rritja e pagave për mjekët është ‘’hajgare’’
Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në “Kodrën e Trimave”
Pasditja e së enjtes tronditi lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet. Nga n...
-
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Netanyahut, reagon ashpër Izraeli
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) pranoi kërkesën e kryeprokurorit të saj K...
-
Erërat e forta e reshjet e shiut, Pejës i shkaktojnë dëme të konsiderueshme
Dy net më parë, qyteti i Pejës mbeti në errësirë. Kjo pasi erërat e forta ...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit, merr pjesë ambasadori Hovenier
Gjykata Supreme e Kosovës lanson sot udhëzuesin për matjen e dënimit. E pj...
-
Liburn Aliu sot mban konferencë për media
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
Fundjavë e ftohtë, temperaturat zbresin në -4 gradë
Fundjava në Kosovë do të mbizotërojë me mot të vranët e me temperatura të ulë...
-
Pemë për ushtarët e FSK-së, Ministria e Mbrojtjes jep tender në vlerë mbi 45 mijë eurosh
45 mijë e 925 euro për furnizim me pemë për nevojat e ushtarëve të Forcës së ...
-
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Sot është Dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 116 vjet më parë në Kongr...
-
Sot përurohet QKMF-ja në Mamushë, marrin pjesë Kurti e Vitia
Sot përurohet Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Mamushë. Në përurim do ...
-
Komisioni për të Drejtat e Njeriut takon sot gratë greviste të Kuvendit
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, ...