Lajme

Haradinaj: Kaidanow ishte një mbështetëse e paepur e lirisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 07:41 | 17 October 2024

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e Tina Kaidanow-it, ambasadores së parë të SHBA-së në Kosovë. Ai tha se Kaidanow, ishte një mike e madhe e Kosovës dhe një diplomate e jashtëzakonshme.

Haradinaj, në një postim në Facebook, ka shkruar se shërbimi i saj si ambasadorja e parë e SHBA-së në Kosovën e pavarur dhe kontributi i saj për vendin tonë do të mbeten përjetësisht në kujtesën tonë.

“Ajo luajti rol të fuqishëm në procesin e pavarësimit të Kosovës, si Shefe e misionit të zyrës amerikane. Shërbimi i saj si Ambasadorja e parë e ShBA-së në Kosovën e pavarur dhe kontributi i saj për vendin tonë do të mbeten përjetësisht në kujtesën tonë”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Haradinaj th sa Tina ishte grua e fortë, vizionare dhe mbështetëse e paepur e lirisë dhe demokracisë së Kosovës.

“Ngushëllimet tona më të sinqerta shkojnë për familjen, miqtë dhe kolegët e Ambasadores Kaidanow”, ka shkruar Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera