Lajme

Arrijnë emigrantët e parë në Shëngjin, nis zbatimi i marrëveshjes Rama-Meloni

Autori: Gazeta inFokus 08:35 | 16 October 2024

Mbërrin anija italiane “Libra” që transporton emigrantët nga Italia, si pjesë e marrëveshjes mes kryeministrave Edi Rama dhe Georgia Meloni.

Anija është ende disa milje larg në pritje të rimorkiatorit që do bëjë shoqërimin e saj brenda portit të Shëngjinit.

Marrëveshja Rama-Meloni është shembulli i parë i një vendi jo anëtar të BE-së që pranon emigrantë në emër të një vendi të BE-së dhe ka tërhequr interesin e vendeve të tjera perëndimore që kërkojnë të dekurajojnë numrin në rritje të emigrantëve që vijnë nga Afrika, Lindja e Mesme dhe më gjerë, raporton A2, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Marrëveshja e vitit 2023 me Shqipërinë parashikon që emigrantët e parregullt që mbërrijnë në Itali do të dërgohen me anije në Shëngjin, ku do të identifikohen dhe do të shqyrtohen kërkesat e tyre për azil.

Qendrat do të strehojnë vetëm burra të rritur. Njerëzit që konsiderohen të pambrojtur gra, fëmijë, të moshuar dhe ata që janë të sëmurë ose viktima të torturës do të strehohen në Itali. Familjet gjithashtu nuk do të ndahen. Ata që dërgohen në Shqipëri do të ruajnë të drejtën e tyre sipas ligjit ndërkombëtar dhe të Bashkimit Evropian për të aplikuar për azil në Itali dhe për t’u trajtuar kërkesat e tyre atje.

Me çdo kërkesë që kërkon rreth një muaj për tu përpunuar, numri i emigrantëve të dërguar në Shqipëri mund të arrijë në 36 mijë në një vit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera