Lifestyle

“Kam vizituar 190 shtete”, influenceri gjerman tregon vendet më të rrezikshme në botë për të udhëtuar

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 14 October 2024

Luca Pferdmenges, një 22-vjeçar gjerman, ka vizituar 190 vende dhe ndan përvojat e tij më të rrezikshme gjatë udhëtimeve. Si një profesionist në akrobaci dhe yll i mediave sociale, Luca ka pasur mundësi të eksplorojë disa nga vendet më të rrezikshme në botë. Ai rendit Afganistanin, Papua Guinean, Somalinë, Jemenin (ku mund të marrësh me qira një armë për një ditë), Chad, Sirinë dhe Republikën Qendrore Afrikane, si disa nga destinacionet më të rrezikshme që ka vizituar, së bashku me Haitin.

“Vendet si Haiti, ku popullsia lokale vuan kaq shumë, e bëjnë të çuditshme të udhëtosh atje si turist,” thotë Luca. Ai shprehet se ndonëse përpjekja për të vizituar çdo vend në planet është e vështirë, ato shpesh ofrojnë përvoja të jashtëzakonshme dhe mësime të rëndësishme, shkruan Daily Mail.

Luca kujton se në Haiti ka biseduar në rrugë me banorët vendas, dhe ka ndjerë keqardhje për situatën e tyre. Ata kanë thënë se nuk kanë ujë të pijshëm, frikë nga uria dhe problemet me energjinë elektrike. “Ka lagje në Port-au-Prince ku makinat nuk hyjnë për shkak të rrezikut të grabitjeve,” thotë ai.

-Advertisement-

Për të ulur rrezikun, Luca ka përdorur guida lokale për të eksploruar vendet më të rrezikshme, duke theksuar se, pavarësisht se gjithçka mund të ndodhë, një udhërrëfyes i besueshëm ndihmon shumë në sigurinë e tij gjatë udhëtimeve

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera