Problemet me ushqimin e ushtarëve të FSK-së, LVV-ja bojkoton seancën e jashtëzakonshme i quan gënjeshtra e pallavra të opozitës
Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 14 October 2024
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në një konferencë për media pak para nisjes së seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga opozita në lidhje me raportimet e vazhdueshme për problemet me ushqimin e ushtarëve të FSK-së i ka quajuar propagandë.
Ai ka thënë se ushtarët nuk kanë mbetur asnjëherë pa ushqim dhe se raportimet në lidhje me këtë e tenderët e ministrisë janë gënjeshtra.
Po ashtu është bërë e ditur se partia në pushtet do të bojkotojë seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita.
Ndërsa deputeti tjetër i LVV-së, Enver Dugolli. ka thënë se ushtria nuk do të mbetët asnjëherë pa bukë.
Madje ai ka akuzuar opozitën se gjithë këtë po e bëjnë për të mbrojtur oligarkë të caktuar që me vite kanë mbajtur monopolin e ushqimit.
“Disa damarë që janë shkëputur për disa parti politike për oligarkë që e kanë mbajt monopolin për ushqim. Ushtria e Kosovës as nuk është pa bukë e as nuk do të mbetet pa bukë. Opozita po vazhdon me zhurma për Beni Donën e oligarkë të ndryshëm”, ka thënë ai.
Kujtojmë se grupi parlamentar i partisë në pushtet ka bojkotuar edhe seancën e jashtëzakonshme të javës së kaluar që u thirr nga opozita në lidhje me publikimin e komunikimit në mes të shefes së gp të LVV-së, Mimoza Kusari Lila dhe kryekriminelit serb, Radojiçiq.
/Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...