Lajme

Nga janari deri në shtator, 70 të vdekur në aksidente trafiku

Autori: Gazeta inFokus 17:39 | 13 October 2024

Vetëm gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti në Kosovë 70 përsona kanë humbur jetën nga aksidetet e trafikut.

Kjo është bërë e ditur nga ana e zëdhnësit të Policisë së Kosovës Daut Hoxha.

Hoxha u shpreh se nga këta 70 persona që kanë humbur jetën, 55 për qind e tyre kanë qenë ngasës dhe 24 për qind të aksidenteve fatale kanë qenë vetaksidente.

-Advertisement-

“Sipas analizave të aksidenteve në vendin tonë; gjatë periudhës së këtij viti, nga shtatëdhjetë (70) persona që kanë humbur jetën në aksidente të trafikut rrugor për periudhën “Janar-Shtator 2024”, Tridhjetenëntë (39) apo rreth 55%, kanë qenë shofer, perderisa rreth 24% të aksidenteve fatale kanë qenë vetë-aksidente”, ka thënë ai.

Tutje, policia ka bërë apel për të gjithë pjesmarrësit në trafik që të jenë vigjilent dhe të respektojnë shenjat rrugore.

“Kërkojmë nga të gjithë pjesmarrësit në trafik në veçanti nga drejtusit (të të gjitha mjeteve) që të jenë vigjilent gjatë ngasjes, të respektojnë shenjat rrugore dhe dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuoj në zvogëlimin e aksidenteve fatale dhe humbjen e panevojshme të jetëve njerëzore si pasojë e pakujdesisë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera