Vetaksident fatal me motor, një person humb jetën në autostradën “Ibrahim Rugova”
Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 13 October 2024
Një person ka vdekur në një vetaksident fatal me motor pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i tha Gazetës Express se mjekët kujdestarë e kanë konstatuar vdekjen e këtij personi në vendin e ngjarjes.
“Me datë 13.10.2024 rreth ores 14:40, është pranuar informata se në Autostraden “Ibrahim Rugova” Km-3; drejtimi Prizeren Jug-Vermicë është shkaktuar një Vet-Aksident trafiku me Motor. Njesitë policore për kontroll të autostrades, përfshirë edhe njesinë e hetimeve kanë dal ne vendin e ngjarjes për procedura të nevojshme hetimore. Mjekët kujdestar kanë konstatuar se personi ka qenë pa shenja jete”, tha Hoxha në një përgjigje me shkrim.
Në periudhën janar-shtator të këtij viti, ai tha se 70 persona kanë humbur jetën në aksidente të trafikut rrugor.
“Tridhjetenëntë (39) apo rreth 55%, kanë qenë shoferë, perderisa rreth 24% të aksidenteve fatale kanë qenë vetë-aksidente”, tha Hoxha.
Ai kërkoi që të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e veçanërisht drejtuesit e mjeteve që “të jenë vigjilent gjatë ngasjes, t’i respektojnë shenjat rrugore dhe dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuojë në zvogëlimin e aksidenteve fatale dhe humbjen e panevojshme të jetëve njerëzore si pasojë e pakujdesisë”.
“Policia e Kosovës, njësitet patrulluese të rendit dhe të trafikut, po vazhdojnë aktivitetet e shtuara në teren me qëllim të shtimit të sigurisë në trafik. Vendosja dhe mbajtja e një sigurie në trafik, kërkon angazhime të gjithmbarshme, andaj aktivitetet policore në drejtim të respektimit të rregullave, zbatim të ligjit dhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj shkelësve të ligjit në trafikun rrugor, janë të vazhdueshme”, tha Hoxha.
*Fotografia ilustruese
Të tjera
-
Çështja e edukimit seḱsuḁl në shkolla, Kurti del me një video- Përmend luḟtën hibride kundër qeverisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka fajësuar qeveritë e mëparshme për dor...
-
Këshilltari i Pacollit i reagon ministrit Pecit: Trego si po vjen qeveria e ‘shpresës’, kaq
Reagime të shumta politike po vazhdojnë të bëhen pas raportimeve për tenderet...
-
Abdixhiku: Liri, Pavarësi, Demokraci! Kushtrimi bie për ata që kanë zemër e mendje të dëgjojnë
Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, ka publikuar video nga t...
-
Kompania amerikane e çelikut mund t’i shitet një firme japoneze
Përpara zgjedhjeve presidenciale, si Presidenti Biden ashtu edhe zoti Trump u...
-
A e vizitoi edhe veriun? – Lumbardhi pranë Urës së Ibrit me bashkëpartiakë të Mitrovicës
Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumbardh Salihu, ka r...
-
Peci i drejtohet Pacollit: “trim altruist”, prej kur emri të figuron në dosjen e vrasjes së një heroi të llogaris diçka tjetër
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci i ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të AKR-së...
-
Propozimi radikal i ekspertit të trafikut: Meshkujve t’u jepet patentë shoferi në moshën 26 vjeçe
Shpejtësia e tepërt është një rrezik i madh në trafikun rrugor. Garat e pa...
-
Qytetari nga Podujeva gjen para në Han të Elezit, i dorëzon në polici
Një qytetar nga Podujeva i ka gjetur sot një shumë të parave, që me siguri se...
-
Bedri Hamzës nuk ia zë salla përkrahësit në Zvicër: Ne dimë si të veprojmë së bashku dhe ta çojmë Kosovën përpara
Në një ngjarje të veçantë në Zvicër, ish-ministri i Financave dhe njëri nga l...
-
Seanca maratonë 48-orëshe të hënën në Kuvendin e Shqipërisë
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në një seancë maratonë të hënën për të vo...
-
Memli Krasniqi viziton çlirimtarët në Hagë në përvjetorin e UÇK-së: Qëndrueshmëria e tyre na frymëzon të gjithëve
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në ...
-
Haradinaj merr mbështetje të madhe në Gjermani: Së bashku do të krijojmë një epokë të re zhvillimi në Kosovë
Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nisma ...