Lajme

Murati: Raporti i ASK-së konfirmon rritjen e pagave

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 13 October 2024

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka thënë se të dhënat e e publikuar në raportin e Agjencisë së Statistikave, konfirmojnë rritjen e pagave.

Murati tha se sipas raportit, në vitin 2023, paga mesatare ishte rritur me 18% krahasuar me nivelin e vitit paraprak, si rezultat i hyrjes në fuqi të Ligjit të Pagave ne Sektorin Publik.

“Edhe njëherë, si çdoherë tjetër, demantohen të pavërtetat e opozitës sa i përket rritjes së pagave. Pra, vetëm i duhet lënë kohës”, tha Murati.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera