Lajme

Plani i rritjes, Kosova pritet të përfitojnë këstin e parafinancimit

Autori: Gazeta inFokus 21:20 | 12 October 2024

Miratimi i agjendave të reformave nga ana e komitetit IPA përbën një hap drejtë përmbylljes së procedurave të nevojshme për nisjen e pagesave të para të Plani i Rritjes për rajonin.

Presidenca hungareze paralajmëroi se parafinancimi mund të nisë gjatë këtij mandati, përkatësisht para përfundimit të vitit.

Parafinancimi nënkupton shtatë për qind nga shuma totale të cilin do e merr secili shtet i rajonit nga Plani i Rritjes.

-Advertisement-

Në rastin e Kosovës ky parafinancim numëron shumën prej mbi 60 milionë euro. Shuma totale që do e merr Kosova nga Plani i Rritjes është 880 milionë euro nga të cilat 250 milionë do t’i ndahen vendit në formë të parave pa kthim, ndërsa 630 milionë tjera në formë të kredive me kushte të volitshme.

Ndarja e mjeteve për secilin shtet bëhet duke u bazuar në numrin e banorëve dhe bruto-produktin shoqëror.

Pritet që së shpejti komisioni Evropian t’i adoptojë formalisht agjendat e reformave për pesë shtetet e rajonit, në mënyrë që të kalohet te nënshkrimi i marrëveshjeve me secilin shtet përfitues.

Pagesa e kësteve për para nga Plani i Rritjes nisë pasi që këto marrëveshje të ratifikohen në parlamentet e vendeve përkatëse./RTK

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera