Kriza në FSK, Presidenca: Osmani ka kohë që ka propozuar një program, kërkohet mbështetje buxhetore nga Qeveria
Autori: Gazeta inFokus 18:22 | 12 October 2024
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, s’ka qëndruar duarkryq për krizën që po kalon Forca e Sigurisë së Kosovës sa i përket ushqimit. Shefja e shtetit ka kërkuar një raport të detajuar për situatën nga komandanti i përgjithshëm, Bashkim Jashari, dhe ka kërkuar që të takohet edhe me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, ka thënë se ftesa për takim me gjeneralin Jashari dhe ministrin Maqedonci vjen si rezultat i shqetësimit të presidentes rreth gjendjes së krijuar në FSK sa i përket ushqimit.
Kupina gjithashtu se presidentja e Republikë së Kosovës ka kohë që ka propozuar një plan disa pikësh për FSK-në, por që për të njëjtin plan kërkohet përkrahje buxhetore nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
“Përndryshe, Presidentja Osmani ka kohë që ka bërë propozimin për program shtetëror për mbështetjen e shumëdimensionale të FSK-së që ndikon direkt në rritjen e mirëqenies socio-ekonomike të saj, njëherit edhe motivin e tyre. Mirëpo, ky program ka nevojë që të ketë mbështetje buxhetore në ligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës, i cili propozohet nga Qeveria dhe miratohet në Parlament”, ka thënë Kupina për Gazetën Express
Në planin e presidentes Osmani, Kupina ka treguar se përfshihen” Pagesa e shtesave në paga për rrezikshmëri, Pagesa e kujdestarisë dhe punës jashtë orarit, Pagesa e mëditjeve për pjesëtarët e FSK-së gjatë shkollimit dhe trajnimit jashtë vendit (gjatë tërë periudhës së shkollimit apo trajnimit e jo vetëm për 1 muaj), Sigurimi shëndetësor, Funksionalizimi i spitalit ushtarak me shërbime të nivelit sekondar dhe terciar mjekësor, Përmirësimi i cilësisë së ushqimit me standardet me të larta shëndetësore dhe sanitare, Sigurimi i banimit të përballueshëm për ushtarakët dhe familjet e tyre dhe Krijimi i fondit kreditues për ushtarakët”.
Kupina ka thënë se “realizimi i këtij programi mbështetës, gjithashtu ndikon në fuqizimin e operacionalitetit të FSK-së, në kohën e tranzicionit e zhvillimit të saj me qëllim të realizimit të detyrave ligjore dhe misionit kushtetues të saj për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror. Përgjatë ditëve në vijim, pas takimeve të radhës me institucionet relevante, do të mund t’ju japim më shumë detaje lidhur me këtë çështje”
Të tjera
-
Matoshi thotë se Amir Rrahmanit duhet t’i merret shiriti i kapitenit pasi tha “Kosova është Kosovë, ose Kosova është Shqipëri”
Kombëtarja e Kosovës e ka lëshuar mbrëmë stadiumin në minutat e fundit të nde...
-
Rezulton se Amerika ka zgjedhur për “president” edhe miliarderin Elon Musk
Votuesit amerikanë rizgjodhën Donald Trump këtë muaj si president të tyre. Pë...
-
Punëtorët e KEK-ut, nga 20 nëntori në grevë
Sindikata e Re e KEK-ut, pas mbledhjes së punëtorëve, ka njoftuar se do të hy...
-
Policia e Kosovës kërkon besim në veri – qytetarët i duan “të vetët”
Ky është slogani i fushatës për promovimin e punës së Policisë së Kosovës në ...
-
30 ditë paraburgim serbit që mori pjesë në sulmet ndaj KFOR-it në Zveçan
Gjykata Themelore në Prishtinë sot ia ka caktuar 30 ditë paraburgim Marko Dan...
-
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja për nevoja operative
Policia e Kosovës ka përforcuar kapacitetet e saj me automjete, duke pranuar ...
-
19-vjeçari shqiptar dënohet me 14 muaj burgim në Angli, iu gjet arsenal armësh
I riu shqiptar që u kap me një arsenal armësh në makinën e tij, është dënuar ...
-
Shpërdoruan pasurinë e huaj, policia kërkon ndihmë në identifikimin e tre të dyshuarve
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të ndihmuar në id...
-
Guerot: Kosova mos të ketë frikë nga dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, thotë se Marrëveshja Bazë e B...
-
Bedri Hamza vazhdon t’i vizitoj bizneset gjithandej Kosovës: Do ta mbështesim sektorin privat
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, po ...
-
“Nuk e kam njoftuar Fitoren që do të aplikoj”, Flet vëllai i deputetes së VV-së që mori grant 100 mijë euro nga Faton Peci
Vëllai i deputetës së VV, Fitore Pacolli, Blerimi që mori grant nga Faton Pe...
-
“Ndryshimi sot është misioni ynë”, Abdixhiku publikon pamje nga tubimi i mbrëmshëm në Podujevë
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga tu...