KPK dhe ZKPSH i dënojnë ashpër kërcëṇimet ndaj Petrit Kryeziut
Autori: Gazeta inFokus 20:00 | 11 October 2024
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH), dënojnë ashpër edhe një kërcënim tjetër që është bërë gjatë ditës së sotme përmes rrjeteve sociale ndaj ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu dhe ndaj organeve të sigurisë.
Në një njoftim të lëshuar për media thuhet se edhe ky kërcënim ka ardhur për shkak të punëve zyrtare që kryejnë këto organe, përfshirë edhe Kryeziun në cilësinë e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të kësaj prokurorie.
“KPK dhe ZKPSH deklarojnë se këto kërcënime janë të drejtuara edhe ndaj organeve të Policisë së Kosovës dhe organeve të ndjekjes dhe përmbajnë edhe ngjyrime dhe emërtime të individëve dhe organizata kriminale dhe duken qartazi se qëllimi i tyre është ndërhyrja në punët e Prokurorit të Shtetit dhe organeve të sigurisë së vendit”.
“KPK dhe ZKPSH, gjithashtu, me këtë rast, ua bëjnë me dije individëve të tillë se përkrahin fuqishëm z. Kryeziu dhe organet e sigurisë, si dhe i mbështesin plotësisht në punën e misionin e tyre për ndjekjen dhe hetimin e kryeseve të veprave penale”, thuhet në njoftim.
Tutje, deklarohet se KPK dhe ZKPSH, theksojnë se kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm ligjor dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera janë të angazhuar për të bërë identifikimin dhe arrestimin e kërcënuesve të Kryeziut dhe përfaqësuesve të organeve të sigurisë dhe nuk do të ndalen deri në ndriçimin e plotë të këtij rasti.
Të tjera
-
Pacolli me akuza të rënda ndaj Çitakut: Sa ka qenë ambasadore ke lobuar për ndarjen e Kosovës
Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme nga VV, Fitore Pacolli, i ka quajtu...
-
“Vëllai i Fitore Pacollit përfitoj 100 mijë euro grant nga Ministria e Faton Pecit, tre muaj pasi regjistroi biznesin”
Egzon Pacolli, sekretar i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së LDK-së, ka publ...
-
Trump zgjedh Robert. F. Kennedy Jr, sekretar të Shëndetësisë
Zgjedhja e Robert. F. Kennedy Junior në pozitën e sekretarit të shëndetësisë,...
-
I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre
Sot i jepet lamtumira e fundit dy të rinjve të cilët u vranë me armë zjarri m...
-
Sekuestrimi më i madh në historinë e SHBA, hakeri amerikan dënohet për grabitjen e Bitcoin me vlerë miliarda dollarë. U ndihmua nga partnerja e tij
Një haker është dënuar me pesë vjet burg në SHBA për pastrimin e të ardhurave...
-
Turqia nuk gjen qetësi! Sërish lëkundje tërmeti, ja ku ishte epiqendra
Një tërmet me magnitudë 4.9 është regjistruar me epiqendër në Dogansehir sipa...
-
Pacolli e VV-së me akuza të rënda ndaj Çitakut: Sa ka qenë ambasadore ke lobuar për ndarjen e Kosovës
Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme nga VV, Fitore Pacolli, i ka quajtu...
-
Orban ia bën një kërkesë absurde BE-së: Rishikoni sanksionet ndaj Rusisë
Bashkimi Evropian duhet të rishqyrtojë sanksionet kundër Rusisë, pasi ato po ...
-
Vdekja e nipit të Adem Grabovcit, deklarohen nga Prokuroria: Deri më tani s’mund ta konfirmojmë shkakun
Prokuroria Themelore e Prishtinës është deklaruar lidhur me rastin e vdekjes ...
-
Latifi me kritika të ashpra për Doracakun e edukimit se*sual: Degjenerim dhe sulm i drejtpërdrejtë ndaj fëmijëve
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka komentuar Doracakun e Minist...
-
Komisioni parlamentar hetimor dorëzon dosje në Speciale për Ministrinë e Punëve të Jashtme
Anëtarët e Komisionit Parlamentar Hetimor për menaxhimin e marrëdhënies së pu...
-
Osmani: Serbia akoma e ka mendësinë e viteve 90’ta, realiteti në Kosovë është i pakthyeshëm
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka quajtur “taktika” për destabilizim ...