Lajme

Protestojnë disa qytetarë serbë në veri, kërkojnë lirimin e Arsenijeviqit

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 10 October 2024

Disa qytetarë serbë kanë nisur protestën në Mitrovicën e Veriut para stacionit policor për të kërkuar lirimin e politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviq, i cili u arrestua dje dhe u ndalua për 48 orë.

Siç raporton KoSSev, ai u arrestua dje pasi sërish me bashkëpartiakët protestoi për ardhjen e zyrtarëve në shëtitoren e Mitrovicës duke i rënë pipit.

Arsenijeviq ishte arrestuar edhe disa herë të tjera dhe ishte liruar, por kësaj herë po mbahet në ndalim.

-Advertisement-

KoSSev shkruan se ai që nga dje ndodhet në njësinë e paraburgimit në pjesën jugore të Mitrovicës, ndërsa aktivistët e partisë së tij kanë paralajmëruar protestë mbrëmë dhe kërkojnë lirimin e menjëhershëm të tij.

Arsenijeviq akuzohet për veprën penale të ngacmimit.

Në protestë ndodhen shokët e tij të partisë, por edhe familjarët.

Përballë stacionit është kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek dhe aty është edhe zëvendësi i tij Dragisha Miloviq.

Në këtë protestë pati edhe pankarta me mesazhe drejtuar BE-së.

“A është e shqetësuar BE-ja?”, “Bravo EULEX, mirë i mësuat”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera