Lajme

Përsëri arrestohet Arsenijevic pasi e ndjeku kryetarin e Mitrovicës së Veriut me filikaq

Autori: Gazeta inFokus 19:33 | 09 October 2024

Aktivisti serb në Veri, Aleksander Arsenijevic, është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës pasi sot ka ndjekur me fishkëllima kryetarin e Komunës Veriore të Mitrovicës, Erden Atiq, derisa ky i fundit ishte drejtuar për tek një dyqan ushqimi gjatë ditës.

“Në bazë të urdhrit të prokurorit, Arsenijeviqin e kemi marrë në pyetje për ngacmim dhe me urdhër të prokurorit e kemi dërguar në paraburgim prej 48 orësh”, ka deklaruar Veton Elshani.

Kryetari Atiq ishte ndjekur nga Arsenijevic me fishkëllima gjatë kohës sa ai ishte duke ecur drejt një lokali. Arsenijevic deklaroi se kryetari Atiq është “kryetar ilegal”.

-Advertisement-

Kjo nuk është hera e parë që Aresnijeviq ndalohet nga Policia për veprën e njejtë. Ai edhe më parë është dërguar në mbajtje por ishte liruar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera