Lajme

Abdixhiku: Kosova meriton ndryshim të vërtetë, jo premtime që nuk mbahen

Autori: Gazeta inFokus 18:27 | 09 October 2024

“Kosova nuk mund të vazhdojë rrugën e tanishme”, ka thënë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një takim konstituiv me 209 këshilltarët lokalë të LDK-së.

Ai ka theksuar se “Republika e Kosovës, sot është e izoluar dhe sanksionuar”.

“Shtetin tonë, sot e lëshojnë nga 173 kosovarë çdo ditë! Qytetarët tanë trajtohen si material elektoral. Për katër vite ata janë lënë në mëshirën e çmimeve të larta, pagave të ulëta, përballjeve të rënda me shëndetësi, ë e mundësi për jetë të mirë”, ka thënë Abdixhiku.

-Advertisement-

Sipas tij, partia në pushtet i ka thyer të gjitha premtimet e bëra 4 vjet më parë.

“Të katër vitet e fundit përveç se zhgënjyese janë bërë dhe të rrezikshme. Çdo premtim i dhënë nuk është mbajtur, e çdo mundësi e krijuar ka përfunduar në izolim, zbrazje e zymtësi”, ka thënë Abdixhiku.

“Popullit të Kosovës i është premtuar ndryshimi i është premtuar përkujdesja, mirëqenia, i është premtuar zhvillimi, shëndetësia e vet drejtësia. Asnjë nga këto nuk ka ndodhë”, ka thënë i pari i LDK-së.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera