Lajme

Vjosa Osmani: Masat e padrejta të BE-së po dëmtojnë popullin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 07:24 | 09 October 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në samitin e liderëve të procesit Bërdo-Brione që po mbahet në Mal të Zi, ka thënë se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës janë të padrejta dhe po e dëmtojnë drejtpërdrejt popullin e Kosovës.

“Në samitin e liderëve të procesit Bërdo-Brione në Tivat, theksova se masat e padrejta të BE-së kundër Kosovës po dëmtojnë drejtpërdrejt popullin e Kosovës, përkundër faktit që Republika e Kosovës është 100% e linjëzuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së.

Mbështetja e BE-së duhet të shkojë aty ku ka përkushtim të vërtetë për integrim evropian, për demokraci, sundim të ligjit dhe të drejta të njeriut, dhe jo tek satelitët e Putinit të cilët në mënyrë aktive punojnë drejt destabilizimit të të gjithë rajonit tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera