“Ku mbetën edhe 20 euro”, HANDIKOS kërkon sqarime nga ministri Hekuran Murati
Autori: Gazeta inFokus 23:35 | 08 October 2024
Organizata joqeveritare HANDIKOS, e cila përfaqëson dhe përkrahë personat me aftësi të kufizuara në Kosovë ka kërkuar sqarime nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) në lidhje me rritjen e pensioneve nga Qeveria e Kosovës.
Përmes një reagimi në Facebook kjo organizatë kërkon të dijë se ku u “zhdukën” 20 euro për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë me rritjen e fundit të pensioneve prej 20%.
Bashkë me postimin e organizatës është edhe tabela e publikuar nga ministri Hekuran Murati:
Postimi i plotë:
Kërkesë për sqarim nga MFPT rreth rritjes prej 20% të pensioneve për grupet e personave Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë;
HANDIKOS ka mirëpritur rritjen e pensioneve për grupet e personave me aftësi të kufizuara, ndonëse konsiderojmë që kjo do të duhej të bëhej në bazë të ndonjë vlerësimi të nevojave të grupeve të shoqërisë dhe jo në mënyrë lineare për të gjithë, pasiqë nevojat janë të ndryshme.
Në anën tjetër, sipas Ligjit, personat Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë, grupi I, deri më tash kanë përfituar si në vijim:
150€ (personi) + 150€ (kujdestari)+ 75€ (barna dhe materiale) = 375 €
Ndërsa tani me këtë rritje, sipas kalkulimeve tona do të duhej të ishte:
150 +20% = 180€ (personi)
150 +20% = 180€ (kujdestari)
75 + 20%= 90€ (barna dhe materiale). Totali 450€ dhe jo 430€.
Mirëpo në të dhënat e djeshme të MFPT është paraqitur shuma 370, në vend të 375, për çka kërkojmë që nëse ka qenë lëshim teknik, të sqarohet dhe përmirësohet, meqë ka shkaktuar konfuzion në publik.
(Shih më poshtë tabelën e publikuar nga ministri Hekuran Murati).
Të tjera
-
Policia apelon për kujdes shoferët, shkak mjegulla
Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjetev...
-
Osmani: Përmbyllëm një vit përplot me aktivitete në arenën ndërkombëtare, do të vazhdojmë edhe në vitin 2025
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vlerësuar se Kosova ka përmbyllur një ...
-
Kryeministri malazez thërret seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë, pas ngjarjes tragjike në Cetinje
Kryeministri malazez, Milojko Spajiq ka thirrur një mbledhje të jashtëzakons...
-
Liburn Aliu lajmërohet me statistika të anulimeve të fluturimeve dy javë pasi tha se diçka e tillë ka mbetur në histori
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, më 19 dhjetor kishte publikuar një f...
-
Greqi, tërmet me magnitudë 3.1 në Thesproti, ja ku ishte epiqendra
Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në orën 06:51...
-
Më mirë vonë se kurrë: 50 vjeçarja në Kosovë shkon në klasë të parë
As gjashtë, as shtatë, por pesëdhjetë vjeçe në klasë të parë! Dikujt mund t’i...
-
Haxhiu kërkon mekanizëm për mbikëqyrjen e Gjykatës Speciale
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu e konsideron të paprecedent faktin se ...
-
Kryeministri i Malit të Zi: Do të shqyrtojmë ndalimin e plotë të posedimit të armëve
Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, ka bërë të ditur se Këshilli i S...
-
Graçanicë, sulmohen me thikë nga disa persona, dy burra e vazhdojnë trajtimin në QKUK
Dy burra janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas...
-
Aplikoi për konvertim të patentë shoferit serb, policia inicion rast pasi dokumenti nuk ishte i regjistruar
Një person më 7 gusht kishte bërë kërkesës për konvertimin e patentë shoferit...
-
Piu gjithë ditën, shkoi në shtëpi dhe mori armën me të cilën kreu krimin- Krejt çka dihet deri tash për tragjedinë në Cetinje
Detaje të reja të tragjedisë që ndodhi dje në Cetinjë po dalin në dritë. I dy...
-
Shkon në 12 numri i të vrarëve në Cetinje, viktima janë edhe dy fëmijë
Prokurorja e Malit të Zi, Andrijana Nastiq, ka konfirmuar se në Cetinje janë ...