“Filma” – Mefail Bajqinovci reagon pas aksionit të sotëm të bastisjeve në ministrinë e Infrastrukturës
Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 08 October 2024
Pak orë pasi përfundoi aksioni i bastisjes në zyret e ministrisë së Mjedisit dhe Infrastrukturës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar në Facebook.
Duke mos folur për rastin konkret, Bajqinovci ka shkruajtur shkurt duke e cilësuar aksionin e sotëm si “film”.
“Do të ketë filma deri me 9 shkurt. Pas 9 shkurtit dihet…”, shkroi ai.
E sot e urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është zhvilluar një aksion në MMPHI, në Prishtinë, aksion ky, i cili është bërë pas zhvillimit të hetimeve disamujore.
Gjatë këtij aksioni, hetuesit e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike nga Policia e Kosovës kanë realizuar arrestimin e një personi të dyshuar, kurse i dyshuari tjetër nuk është gjetur në vendbanim e tij.
I arrestuari me inicialet I.B. dyshohet se ka kryer veprat penale: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Armëmbajtje pa leje”, kurse i dyshuari tjetër me inicialet N.F. dyshohet se ka kryer veprat: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” “Shpëlarje e parave” dhe “Mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”.
Gjatë bastisjes janë sekuestruar dëshmitë si në vijim:
Një revole e tipit MAUSER-ËERKR me dy karikatorë me nga shtatë fishekë, dhe një kuti me 54 fishekë 9 mm.
34 fletë dokumente të ndryshme.
Tre telefona, një iPhone 15 ProMax, një iPhone 12 ProMax, një iPhone 11 ProMax
17 USB.
Tre laptopë HP.
Katër shtëpiza kompjuteri si dhe
Dokumente të rëndësishme për procedurën hetimore.
Gjithashtu është lëshuar urdhër i përkohshëm ndalimi për 6 banesa, me lokacione në Prishtinë dhe Fushë Kosovë.
Me aktvendim të Prokurorit nga PSRK-ja, i dyshuari me inicialet I.B. është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet vazhdojnë për të identifikuar çdo person tjetër që mund të jetë i përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Të tjera
-
Komuna e Prishtinës merr masa përpara festave
Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje për kujdes në prag të festave të fundviti...
-
Rama: Kosova duhet ta ngrijë normalizimin me Serbinë, për të bërë hap gjigand drejt BE-së
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot në Facebook një pjesë ...
-
Vdẹs një fëmijë njëvjeçar në QKUK
Një fëmijë njëvjeçar ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. ...
-
Scholz pas sulmit në Magdeburg: Të hetohet tërësisht se çfarë ka ndodhur, shqetësohem për gjendjen e të lënduarve
Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka folur gjatë vizitës së vendit të ngjarjes –...
-
“Mos fëlliq në emër të babës, Donikë” – Avni Arifi i reagon ashpër Donika Gërvallës
Ish-kryenegociatori Avni Arifi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministre...
-
Regjistrohen mbi 51 mijë votues nga jashtë Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit
51 mijë e 440 votues nga jashtë Kosovës janë regjistruar për të marrë pjesë n...
-
Presidentja Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me çmimin “Grand Excellenc...
-
Shtohen kolonat në pikëkalimet kufitare, pritjet më të gjata në Jarinjë – deri në një orë e gjysmë
Pikëkalimet kufitare kanë filluar të ngarkohen edhe më shumë për shkak të rri...
-
Edi Rama jep detaje të reja të mbylljes së TikTokut në Shqipëri
ryeministri Edi Rama është shprehur se rrjeti social TikTok do të mbyllet për...
-
Hapet konkurs i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi specialistike për mjekët, stomatologët dhe farmacistët
Janë hapur 268 vende në 37 lëmi specialistike për mjekët, stomatologët dhe fa...
-
Shqipëria mbyll TikTokun
Qeveria shqiptare ka vendosur ta bllokojë platformën TikTok në Shqipëri, ka t...
-
Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është më e pakta
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka deklaruar se rritja e pen...