Lajme

Ạrmë, fishekë, kompjutera e USB – Krejt çka u konfiskua sot në aksionin në ministrinë e Mjedisit dhe Infrastrukturës

Autori: Gazeta inFokus 18:09 | 08 October 2024

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës sot është zhvilluar një aksion në MMPHI, në Prishtinë, aksion ky, i cili është bërë pas zhvillimit të hetimeve disamujore.

Gjatë këtij aksioni, hetuesit eSektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike nga Policia e Kosovës kanë realizuar arrestimin e një personi të dyshuar, kurse i dyshuari tjetër nuk është gjetur në vendbanim e tij.

I arrestuari me inicialet I.B. dyshohet se ka kryer veprat penale: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Armëmbajtje pa leje”, kurse i dyshuari tjetër me inicialet N.F. dyshohet se ka kryer veprat: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” “Shpëlarje e parave” dhe “Mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”.

-Advertisement-

Gjatë bastisjes janë sekuestruar dëshmitë si në vijim:

Një revole e tipit MAUSER-ËERKR me dy karikatorë me nga shtatë fishekë, dhe një kuti me 54 fishekë 9 mm.

34 fletë dokumente të ndryshme.

Tre telefona, një iPhone 15 ProMax,  një iPhone 12 ProMax, një iPhone 11 ProMax

17 USB.

Tre laptopë HP.

Katër shtëpiza kompjuteri si dhe

Dokumente të rëndësishme për procedurën hetimore.

Gjithashtu është lëshuar urdhër i përkohshëm ndalimi për 6 banesa, me lokacione në Prishtinë dhe Fushë Kosovë.

Me aktvendim të Prokurorit nga PSRK-ja, i dyshuari me inicialet I.B. është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet vazhdojnë për të identifikuar çdo person tjetër që mund të jetë i përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera