Lajme

Pjesëmarrja e Kosovës në “EXPO 2025” dhe investimet japoneze – temë kryesore e takimeve të Gashit në Japoni

Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 08 October 2024

Pjesëmarrja e Kosovës në “EXPO 2025” dhe investimet japoneze – temë kryesore e takimeve të zëvendësministres Gashi në Japoni

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Japoni, ka takuar përfaqësues të institucioneve japoneze, me të cilët ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në fusha kyçe, veçanërisht në fushën e tregtisë, të ekonomisë dhe të investimeve.

Ajo ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në “EXPO 2025”, një mundësi për promovimin e vendit në arenën ndërkombëtare dhe një platformë për të krijuar ura të reja të komunikimit e të bashkëpunimit ndërmjet botës së zhvilluar dhe potencialit të saj për zhvillim të qëndrueshëm.

-Advertisement-

Temë e përbashkët e këtyre takimeve ishte pjesëmarrja e Kosovës në “EXPO 2025”, si edhe mundësitë e investimeve japoneze në vend. Zëvendësministrja Gashi vuri në pah mundësitë që ofron Kosova për investitorët e huaj, duke theksuar përparësitë dhe potencialin që vendi ofron për zhvillim të biznesit. Ajo theksoi mundësitë e bashkëpunimit në sektorë strategjikë, duke përfshirë teknologjinë, turizmin, energjinë e ripërtëritshme dhe prodhimin industrial.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera