Begaj në Mal të Zi: Kurrë nuk do të pajtohemi me veprime që bien ndesh me Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 08 October 2024
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, ka thënë se kurrë nuk do të pajtohen me veprime që bien ndesh me Kosovën.
Këto komente ai i bëri gjatë një takimi që pati në Mal të Zi me përfaqësuesit e gjithë spektrit politik shqiptar atje, transmeton Klankosova.tv.
Kreu i shtetit shqiptar shfrytëzoi vizitën në këtë vend, ku ndodhet për Samitin e Procesit të Bërdo-Brijunit, për të diskutuar me përfaqësuesit shqiptarë atje problematikat e tyre dhe të faktorit shqiptar në tërësi.
“Nëse ne shohim një qëndrim që bie ndesh me interesat e shqiptarëve, që bie ndesh me ëndrrat e shqiptarëve, me rrugëtimin tonë evropian, me qenien tonë në NATO, patjetër që këto gjëra nuk tolerohen, janë vijë e kuqe ndarëse. Mendimet individuale ne nuk i kundërshtojmë dot. Ne kundërshtojmë veprimet. Ne kurrë nuk do të pajtohemi me veprime që bien ndesh me Kosovën, bien ndesh me njohjen e saj, bien ndesh me votimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare”, tha ai.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë u shpreh se duhet bërë më shumë në rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve në administratë dhe jo vetëm, raporton Shqiptarja.com, transmeton Klankosova.tv.
Gjithashtu, ai tha se asimilimi i shqiptarëve është një fenomen mjaft shqetësues, për parandalimin e të cilit është i nevojshëm hartimi i një strategjie afatgjatë, e cila do të duhet të ketë në fokus ruajtjen e identitetit kombëtar përmes arsimit, gjuhës dhe kulturës shqipe.
Gjatë bisedës me Presidentin, përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Malin e Zi evidentuan kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik, kulturor e politik të vendit dhe u shprehën shpresëplotë për pritshmëritë në forcimin e pozitës së tyre në të ardhmen.
Të tjera
-
Policia shqiptoi 1 mijë e 556 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Arrestohet një 51 vjeçar në Han të Elezit, ishte në kërkim për përdorim të armës
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 04:00 në pikën kufitare Hani ...
-
EULEX-i prezanton të gjeturat nga monitorimi i drejtësisë
EULEX-i prezanton sot Raportin e tij të katërt publik të monitorimit të drejt...
-
Projektbuxheti për vitin 2025: Opozita ka një “mal” vërejtjesh, thotë se s’ka projeksion zhvillimor
Me 11 nëntor 2024 do të hidhet në votim\ buxheti për vitin 2025. Sipas parash...
-
Fitore Pacolli i thotë diasporës se “Kurti ju do më së shumti”
Kurti i do më së shumti”, ka thënë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore ...
-
Rritje e vrullshme/ Bitcoin arrin mbi 80 mijë dollarë
Bitcoin, i cili ka vazhduar të rritet që nga zgjedhja e Donald Trump në krye ...
-
Fituesit dhe humbësit ekonomik pas triumfit historik të Donald Trump
Ndërsa Donald Trump rikthehet si presidenti i 47-të i SHBA-së, disa tregje re...
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Fokusi në dakordimet e takimit fundit
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka t...
-
Kuvendi sot diskuton për projektbuxhetin për vitin e ardhshëm
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot do të diskutojnë për të vetëm pikë të ren...
-
Parashikimi i motit për sot dhe katër ditët e ardhshme në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti sot dhe në katër d...
-
Trump ka folur me Putin në telefon, Washington Post zbulon diçka nga përmbajtja
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump foli në telefon me presidentin ...
-
Trump dhe Vuçiq zhvillojnë bisedë telefonike
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të dielën vonë se ka biseduar në ...