Lajme

“Na ạbụzonte sẹk*ualisht”, dy vëllezërit shqiptarë e vrnë kushëririn në Athinë – dalin pamjet

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 08 October 2024

Një 28-vjeçar shqiptar u vra pas goditjes me thikë në qafë nga dy kushërinjtë e tij, vëllezërit Enis dhe Aleksandros Loka, në lagjen Kipseli të Athinës mbrëmjen e së hënës.

Ngjarja e rëndë është fiksuar nga kamerat e sigurisë të bizneseve aty pranë dhe tregojnë vëllezërit, 17 dhe 19 vjeç të cilët fillimisht përleshen fizikisht me të afërmin e tyre Denis Loka, përpara se t’i marrin jetën.

Këto simptoma tregojnë praninë e parazitëve në trupin tuaj!
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50 dhe ishin efektivët e Policisë Rrugore, të cilët po lëviznin pranë kryqëzimit të rrugëve Chania dhe Patisia, që panë të shtrirë përtokë 28-vjeçarin.

-Advertisement-

Sakaq dy vëllezërit pretendojnë se janë abuzuar seksualisht nga 28-vjeçari i ndjerë, kur ishin fëmijë dhe jetonin në Shqipëri. Kur u takuan ata debatuan për atë që pretendojnë se ka ndodhur në të kaluarën. Viktima ka tentuar t’i qetësojë, por ka ndodhur një sherr, i cili ka sjellë plagosjen fatale të 28-vjeçarit.

Një orë pasi kryen krimin ata janë vetëdorëzuar në komisariatin e Kipselit dhe ka qenë 17-vjeçari ai që ka marrë përsipër vrasjen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera