Uncategorized

Zeqiri: Rënie e konsiderueshme e konsumit të energjisë në veri të Kosovës pas fillimit të faturimit

Autori: Gazeta inFokus 18:28 | 06 October 2024

Kryeshefi ekzekutiv i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT), Evetar Zeqiri, ka njoftuar për një rënie të konsiderueshme në konsumimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës gjatë tetë muajve të parë të vitit 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas Zeqirit, ky krahasim është bërë pas fillimit të operimit të ndërmarrjes “Elektrosever” Sh.p.k. më 1 janar 2024, e cila ka marrë përsipër nominimin dhe faturimin e energjisë për konsumatorët në këto komuna.

Ai theksoi se është vërejtur një rënie prej 35% në konsum të energjisë elektrike nga janari deri në gusht 2024, krahasuar me vitin paraprak.

-Advertisement-

“Fillimi i faturimit të energjisë elektrike në veri, masat e Qeverisë së Kosovës për luftimin e informalitetit, si dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për kursimin e energjisë mund të kenë qenë faktorë kyç që kanë ndikuar në këtë rënie,” deklaroi Zeqiri.

Që nga 1 janari 2024, është filluar regjistrimi dhe faturimi i energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës, pas një marrëveshjeje komerciale të arritur mes Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) dhe Elektroserver.

Nënshkrimi i kësaj kontrate është konsideruar një hap përpara drejt normalizimit të furnizimit dhe faturimit të energjisë në këtë rajon. Elektrosever është një kompani e energjisë serbe, Elektroprivreda Srbije (EPS), e cila mori licencën për operim në Kosovë nga Zyra e Rregullatorit për Energji më 24 qershor 2024.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera