Lajme

Mot më stabil, rritje të temperaturave në pjesën e dytë të javës së ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 23:41 | 05 October 2024

Javën e ardhshme pritet mot më stabil dhe me gjasa të ulëta për reshje shiu.

Mendimi për Motin njofton set temperaturat marrin një trend rritës deri në 24C e 25C në fundjavë.

“Bazuar në trendet e fundit, në pjesën e dytë të javës vijuese paraqitet mot relativisht më i qëndrueshëm, me intervale me diell, por dhe me vranësira kalimtare, por se me gjasa të ulëta për reshje. Temperaturat marrin një trend rritës deri në 24C e 25C në fundjavë. Pak sinjale për të reshura paraqiten ditën e diel e të hënë, më 13 e 14 tetor. Për momentin, kushte relativisht më të qëndrueshme priten në javën e tretë të tetorit, pas datës 14, në mes alternimesh të vranësirave dhe intervaleve me diell.

-Advertisement-

Mundësi për të reshura paraqiten tek në pjesën e dytë të javës së tretë të teorit. Temperaturat maksimale mbeten lehtazi mbi vlera mesatare, deri në 22C, e ato minimale zbresin në 7C e 8C”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera