Lajme

Qentë endacakë sulmojnë drejtorin e Neurologjisë, SHSKUK: Të gjithë jemi në rrezik

Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 05 October 2024

Drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Edmond Komoni, ka qenë cak i një sulmi nga qentë endacakë brenda oborrit të QKUK-së. Rastine kanë konfirmuar nga SHSKUK.

Nga SHSKUK kanë thënë se i gjithë stafi i QKUK-së është në rrezik dhe se ka pasur edhe sulme të tjera që kanë kaluar me lëndime trupore, por që në raste kanë mundur të jenë edhe rrezik për jetën.

“Fatkeqësisht, jo vetëm drejtorin e Klinikës së Neurologjisë, por kemi pasur disa raste të sulmeve edhe ndaj mjekëve të tjerë, infermierëve dhe stafit tjetër dhe përcjellësve të familjarëve”, kanë thënë për Express nga SHSKUK.

-Advertisement-

 

 

SHSKUK ka kërkuar që kjo problematikë të trajtohet me urgjencë nga organet kompetente.

“Fatmirësisht rastet kanë pasur vetëm lëndime trupore, por që kanë pasur mundësi të kërcënojnë jetën. Ne ri apelojmë siç kemi shprehur apelin edhe në komunikata zyrtare që kjo çështje të trajtohet me urgjencë!”, vijon përgjigja.

Nga ky institucion kanë thënë se në mënyrë të vazhdueshme në komunikimet që kanë pasur me Komunën e Prishtinës dhe institucionet kompetente kanë shprehur shqetësimin mbi kërcënimin që paraqet prania e qenve endacakë brenda oborrit të QKUK-së.

“Si  QKUK dhe ShSKUK, nuk kemi kompetencë ligjore  për trajtim të qenve endacakë, as për ndërmarrje të masave tjera, andaj i jemi drejtuar organeve kompetente duke paralajmëruar rrezikun”, thuhet në përgjigje.

Sot portalimagazina.com ka publikuar fotografinë e drejtorit të Neurologjisë i cili është sulmuar nga qentë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera