Haxhiu në mbledhjen e partisë sulmon Prokurorinë Speciale, flet për favore
Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 05 October 2024
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot nga mbledhja e Këshillit të Përgjitshëm të Vetëvendosjes ka sulmuar gjyqtarët dhe prokurorët e shtetit.
Ajo ndërsa ka folur për thirrjet për intervistim që ja ka bërë Prokuroria Speciale, tha se ajo është ftuar për intervistim, por jo edhe gjyqtarët e prokurorët emrat e të cilëve ka përmend, e sipas saj këta të fundit janë pjesë e grupit të interesit në sistemin gjyqësor e prokurorial.
“Dy ditë më kanë mbajtur në Prokurori veç se kam thënë se gjyqtareët dhe prokurorët kanë tentuar me funksionuar me neve si me qeveritë e kaluara, pra me bërë favore njëri-tjetrit, ne i kemi thënë jo, unë kam përmendur emra të gjyqtarëve dhe prokrurorëve, por po duket se nuk i kanë ftuar në intervistë prokurorët, por më kanë ftuar veç mua, sepse s’po ju përshtatet, sepse emrat e prokurorëve që i kam përmend janë pjesë e grupeve të interesit aty, po s’ka lidhje le të më ftojnë edhe pas këtij fjalimi, do të shkojë sërish”, tha Haxhiu.
Ajo tutje tha se ‘sulmet, tendencat për hakmarrrje do të rriten se plani i tyre i përbashkët është për me arrit me ndiku te qytetarët, pra shpifja e tyre me u bërë e vërtetë për qytetarët e Kosovës’.
“Po përpiqen me thënë edhe ju jeni si na, jeni të korruptuar, ata e dijnë se kurrë nuk do të bëhemi si ata, Qeveria Kurti është qeveri e pakorruptuar, ministri i qeverisë Kurti nuk e keqpërdorë pozitën zyrtare”, tha Haxhiu.
Kujtojmë se Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është intervistuar nga Prokuroria Speciale në muajin korrik me qëllim të sqarimit të deklaratës së saj të dhënë në mediumin TV Dukagjini, në emisionin “Debat Plus’’ më datë 02 korrik 2024, lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara, si dhe postimin e saj në rrjetin social Facebook të datës 20 korrik 2024, lidhur me arratisjet që kanë ndodh nga burgjet e Kosovës.
Të tjera
-
Kasanof: Sụlmet si ai në “Ibër-Lepenc” janë ndërtuar qartësisht për të krijuar destabilitet
Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexan...
-
Procesohet subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor
Është procesuar subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit ...
-
Komuna e Prishtinës merr masa përpara festave
Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje për kujdes në prag të festave të fundviti...
-
Rama: Kosova duhet ta ngrijë normalizimin me Serbinë, për të bërë hap gjigand drejt BE-së
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot në Facebook një pjesë ...
-
Vdẹs një fëmijë njëvjeçar në QKUK
Një fëmijë njëvjeçar ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. ...
-
Scholz pas sulmit në Magdeburg: Të hetohet tërësisht se çfarë ka ndodhur, shqetësohem për gjendjen e të lënduarve
Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka folur gjatë vizitës së vendit të ngjarjes –...
-
“Mos fëlliq në emër të babës, Donikë” – Avni Arifi i reagon ashpër Donika Gërvallës
Ish-kryenegociatori Avni Arifi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministre...
-
Regjistrohen mbi 51 mijë votues nga jashtë Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit
51 mijë e 440 votues nga jashtë Kosovës janë regjistruar për të marrë pjesë n...
-
Presidentja Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me çmimin “Grand Excellenc...
-
Shtohen kolonat në pikëkalimet kufitare, pritjet më të gjata në Jarinjë – deri në një orë e gjysmë
Pikëkalimet kufitare kanë filluar të ngarkohen edhe më shumë për shkak të rri...
-
Edi Rama jep detaje të reja të mbylljes së TikTokut në Shqipëri
ryeministri Edi Rama është shprehur se rrjeti social TikTok do të mbyllet për...
-
Hapet konkurs i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi specialistike për mjekët, stomatologët dhe farmacistët
Janë hapur 268 vende në 37 lëmi specialistike për mjekët, stomatologët dhe fa...