DW: Studimi paralajmëron miliona vdekje deri në vitin 2050
Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 05 October 2024
Fakti, që antibiotikët nuk funksionojnë, po bëhet një problem gjithnjë e më i madh. Sipas një studimi deri në vitin 2050 më shumë se 39 milionë vetë mund të vdesin nga mikrobet rezistente ndaj antibiotikëve.
Rezistenca e shumë patogjenëve ndaj antibiotikëve mund të shkaktojë deri në vitin 2050 më shumë se 39 milionë vdekje në mbarë botën. Në 169 milionë vdekje të tjera patogjenë të tillë mund të luajnë së paku një rol. Në këtë rezultat arriti studimi i një ekipi hulumtuesish të udhëhequr nga Christopher Murray nga Universitetiy of Washington në Seattle.
Studimi përdori 520 milionë grupe të dhënash për të përshkruar zhvillimin e rezistencës ndaj antibiotikëve në periudhën nga viti 1990 deri në vitin 2021 në një model kompjuterik. Mbi këtë bazë u krijua një parashikim për vitet e ardhshme, i cili prezantohet në revistën prestigjioze mjekësore “The Lancet”. Të qenët në gjendje për të vlerësuar zhvillimet e ardhshme, është thelbësore për kundërmasat, të cilat shpëtojnë jetë, tha Mohsen Naghavi nga University of Washington, një nga autorët kryesorë të studimit.
Të moshuarit veçanërisht të rrezikuar
Megjithatë zhvillimi është shumë i ndryshëm në varësi të grupmoshave. Ndërsa numri i vdekjeve të lidhura me rezistencën tek fëmijët nën moshën pesë vjeç mundi të zvogëlohej me 50 për qind, te njerëzit e moshës 70 vjeç e lart ai u rrit me 80 për qind.
Shtimin e rasteve tek të moshuarit studiuesit e lidhin me efektshmërinë më të ulët apo intolerancën ndaj vaksinave dhe ilaçeve tek të moshuarit, si dhe me numrin më të madh të sëmundjeve te kjo grupmoshë. Për shkak se grupi i popullsisë mbi moshën 64-vjeçare do të rritet në vitet e ardhshme, sipas modelit edhe vdekjet e lidhura me rezistencën në përgjithësi mund të rriten deri në vitin 2050.
Përdorimi i tepërt i ilaçeve
Ekspertët paralajmërojnë prej kohësh për rritjen e rezistencës së baktereve ndaj antibiotikëve. Një arsye e rëndësishme për këtë është përdorimi i gabuar ose i tepruar i ilaçeve. Antibiotikët ndihmojnë vetëm kundër baktereve. Për infeksionet virale, ku bën pjesë shumica e ftohjeve, ato janë joefektive, por rekomandohen ende shpesh. Megjithatë çdo përdorim mund të çojë në shtimin e baktereve rezistente.
Se sa i madh është problemi me rezistencën, nuk është aq e lehtë të përcaktohet, sepse për shembull, nëse gjatë trajtimit të kancerit lindin ndërlikime nga mikrobet multirezistente, shkaku i vdekjes së pacientit zakonisht i atribuohet megjithatë kancerit.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...