Lajme

Osmani pas përmbytjeve në Bosnje: Qëndrojmë krah jush, gati të ofrojmë çdo ndihmë të nevojshme

Autori: Gazeta inFokus 19:48 | 04 October 2024

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas përmbytjeve vdekjeprurëse që prekën Bosnje dhe Hercegovinën këtë të premte.

Osmani tha se populli i Kosovës qëndron krah për krah me popullin e Bosnjës, teksa shprehu gatishmërinë për çdo ndihmë të nevojshme.

“Populli i Republikës së Kosovës qëndron krah për krah me popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës në këto kohë të vështira dhe ne jemi të gatshëm të ofrojmë çdo ndihmë të nevojshme”, shkroi Osmani.

-Advertisement-

Së paku 15 njerëz kanë vdekur në Bosnje dhe Hercegovinë, si pasojë e përmbytjeve që e kanë kapluar vendin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera