Lajme

Arrestohen pesë persona në Gjakovë, u përleshën fizikisht

Autori: Gazeta inFokus 23:10 | 03 October 2024

Pesë persona janë përfshirë në një përleshje në rrugën “Martirët e Kombit” në Gjakovë, ku më pas të njëjtit janë arrestuar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Sipas tij, Policia tek njëri nga të dyshuarit ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe 13 fishekë, ndërsa tek një i dyshuar tjetër një shufër metalike.

-Advertisement-

“Sot pesë persona meshkuj kosovar të moshës madhore janë arrestuar pasi të njëjtit ishin përfshirë në një përleshje fizike rreth orës 15 e 50 në rrugën “Martirët e Kombit” në Gjakovë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit me vendimin e të cilit të gjithë të dyshuarit janë ndalur në mbajtje”, tha Elezaj në një përgjigje për Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera