Lajme

Bedri Hamza fillon punëtoritë me qytetarë për program, e nis me Gjakovën

Autori: Gazeta inFokus 20:25 | 03 October 2024

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka zhvilluar takim me qytetarë në Gjakovë.

Në kuadër të vizitave nëpër qytete të Kosovës për të përfshirë idetë e grupeve të ndryshme shoqërore në programin e tij qeverisës, Hamza ka vizituar Gjakovën.

“Dua t’ju dëgjoj juve, të marr propozime, të shoh se cilat janë preokupimet”, u ka thënë Hamza qytetarëve në një video të shpërndarë në profilin e tij në Facebook.

-Advertisement-

Sipas tij, mbi bazë të rezultateve të këtyre punëtorive do të plotësohet programi qeverisës, ku qytetarët e Kosovës do të jenë pjesëmarrës aktivë, për të përmirësuar gjendjen në të gjithë sektorët.

“Dua të qeveris me juve që nesër Kosova me i pas punët më mirë”, ka thënë Hamza në punëtorinë me qytetarët e Gjakovës.

Në ditët në vazhdim, Hamza do të zhvillojë punëtori tjera në qytete të ndryshme të Kosovës për të siguruar një gjithëpërfshirje në programin e tij qeverisës. Në fund të videos, Hamza i fton qytetarët që të vizitojnë faqen e tij zyrtare, www.bedrihamza. info, që të angazhohen dhe të bëhen pjesë e ekipit të tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera