Lajme

Kryetari Sokol Haliti paralajmëron grevë në arsimin e Vitisë nëse edhe dy ditë nuk dalin pagat

Autori: Gazeta inFokus 08:45 | 03 October 2024

Punëtorët e arsimit në Viti ende nuk i kanë marrë pagat.

Madje ky sektor në këtë komunë paralajmëron edhe masat tjera.

Nëse edhe dy ditë nuk dalin pagat e tyre, arsimi do të hyjë në grevë.

-Advertisement-

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga kryetari i Vitisë, Sokol Haliti.

“Pagat e arsimtarëve ende nuk kanë dalë. Jemi në pritje që kjo të ndodhë, në të kundërten nëse nuk dalin pagat arsimit do të futet në grevë, brenda dy ditëve”, tha ai për Klankosova.tv

Ai pati edhe kritika të mëdha për Ministrinë e Financave dhe atë të Arsimit.

“Përgjigje konkrete ende s’kemi. Po komunikojmë me email, vazhdimisht po mundohen të gjejnë arsyetime. Jo duhet ta bëjmë këtë, jo këtë”, theksoi ai.

Probleme me pagat patën edhe shërbyesit civilë, të cilëve nuk iu doli paga më 30 shtator.

U raportua se kjo ka ndodhur si pasojë e Thesarit, udhëheqësit të së cilit i kishte kaluar mandati si ushtrues detyre.

Pas emërimit të drejtorit të ri, ky problem mori zgjidhje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera