Lajme

BE-ja në Kosovë zgjedh ‘Hyjneshën në Fron’ si suvenir dhuratë për mysafirët nga Evropa

Autori: Gazeta inFokus 23:30 | 02 October 2024

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë njofton se ka përgatitur dhuratë të veçantë për mysafirët.

Me anë të një postimi në Facebook bëhet e ditur se si shenjë mirënjohjeje për pjesëmarrësit që kanë udhëtuar nga e mbarë Evropa për të marrë pjesë në Konferencën për Edukimin Medial në Kosovë, janë prezantuar suvenirët e “Hyjneshës në Fron”.

“Ky simbol i bukur i Prishtinës e ngërthen frymën dhe kulturën e qytetit tonë 🏛✨. ‘Hyjnesha në Fron’ është frymëzuar nga artefaktet e lashta që janë zbuluar në rajon dhe që e simbolizojnë pjellorinë, prosperitetin dhe historinë e pasur të Kosovës. Ajo shërben si kujtim për të kaluarën e gjallërishme të Prishtinës dhe rrugëtimin e saj nëpër kohë. Këto suvenire janë punuar me dorë nga personat me nevoja të veçanta përmes OJQ-së ‘Dita’”, thuhet në postimin e zyrës së BE-së në Kosovë.

-Advertisement-

“Le të shërbejë kjo dhuratë si kujtim i çmuar për vizitën tuaj dhe për lidhjet që i keni krijuar këtu. Faleminderit që na u bashkuat! ❤”, thuhet më tej në postim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera