“Në Kosovë flitet për lụftë, në Serbi për zhvillim”, Vuçiq: Me Kurtin asnjëherë s’jemi përshëndetur
Autori: Gazeta inFokus 20:15 | 01 October 2024
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar Kosovën se po flet për luftë dhe nuk po do dialog.
Sipas tij, në Prishtinë po flitet për luftë, kurse në Beograd vetëm për zhvillim. Sipas tij, dialog nuk ka sepse këtë nuk e deshi pala kosovare.
“Në Prishtinë flitet për luftë, në Beograd nuk flitet për luftë. Unë gjithë kohën kam folur për zhvillimin e Serbisë, se si duhet të ndryshojmë. Njerëzit që duan të shkojnë në luftë nuk mendojnë se si të punojnë dhe studiojnë më shumë, si t’i bëjnë universitetet dhe kolegjet të ndryshme dhe më të mira. Ne nuk na pëlqen të shkojmë në luftë dhe nuk planifikojmë të shkojmë në luftë. Ne vetëm duam të ruajmë Kushtetutën tonë, interesat tona jetike kombëtare dhe shtetërore duke respektuar shqiptarët, duke biseduar dhe zgjidhur problemet me dialog”, tha Vuçiqi në Gjenevë kur u pyet për dialogun dhe përmendjen e luftës, raporton “Kosovo Online”.
Ai shtoi se druan që dialog nuk ka pasur për shkak se atë nuk e deshi njëra palë, dhe ajo, sipas tij, nuk është pala serbe.
“Unë besoj se mundësitë do të ndryshojnë në të ardhmen dhe se dikush do të kuptojë se nga dialogu dhe zgjidhjet e kompromisit përfitojnë të gjithë. Zgjidhja e gjërave me kërcënime, spastrim etnik të serbëve, në radhë të parë nga veriu i Kosovës, nuk është politikë serioze dhe nuk do të sjellë rezultate”, theksoi Vuçiqi.
I pyetur për protestat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, ai tha se autoritetet serbe po i dëgjojnë me vëmendje të gjithë qytetarët e Preshevës dhe Bujanovit, të gjitha vërejtjet e tyre dhe paralajmëroi se së shpejti do ta vizitojë atë zonë.
Ai, megjithatë, theksoi se protestat atje më shumë kanë të bëjnë me humbjen e pushtetit të forcave “prokurtiane”, veçanërisht në Bujanoc.
“Nuk i duan shqiptarët që janë në pushtet, ndonëse bashkë me serbët në Bujanoc. Protestat janë një çështje demokratike. Në vendin tonë, ndryshe nga situata në Prishtinë, demonstratat janë të lejuara. Nuk e kemi problem kur shqiptarët demonstrojnë, dëgjojmë me vëmendje të gjitha vërejtjet e tyre. Besoj se më e rëndësishmja është që të sjellim një nga investitorët e mëdhenj para së gjithash në Bujanoc, por edhe në Preshevë”, tha presidenti i Serbisë.
“Së shpejti do të rindërtojmë shkollën dhe do të investojmë shumë para pranë një prej fshatrave shqiptare. Ne do të vazhdojmë të investojmë para, të ndihmojmë njerëzit që jetojnë atje dhe të vazhdojmë jetën tonë të përbashkët”, shtoi ai.
I pyetur nëse i ka dhënë dorën kryeministrit Albin Kurtit, ai është përgjigjur se nuk është përshëndetur me të.
“Supozoj se ai nuk është i pakënaqur për këtë, dhe as unë nuk kam qarë asnjëherë”, theksoi presidenti i Serbisë, Vuçiq
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...