Në Viti pagat iu dalin vetëm një pjese të punonjësve, Ministria e Financave: Nuk e siguruan buxhetin e nevojshëm
Autori: Gazeta inFokus 18:32 | 01 October 2024
Ministria e Financave ka thënë se komuna e Vitisë nuk e ka siguruar buxhetin e nevojshëm dhe se pagat janë ekzekutuar vetëm për një pjesë të punonjësve të komunës.
MF thotë se disa komuna kanë filluar te kenë mungesë buxheti në kategorinë e pagave si pasojë e rasteve përmbarimore. Ministria shton se i kanë njoftuar me kohë komunat që e kanë këtë problem dhe se përveç Vitisë të gjitha komunat i kanë bërë korrigjimet dhe përshtatjet e nevojshme për të siguruar buxhet të mjaftueshëm.
“Përkundër që buxheti për paga ndahet asisoj që të mbulojë shpenzimin për tërë vitin, si pasojë e rasteve përmbarimore, disa komuna kanë filluar të kenë mungesë buxheti në kategorinë e pagave qysh tani. Thesari i Kosovës ka njoftuar me kohë komunat të cilat janë ballafaquar me këtë problem që të bëjnë korrigjimet dhe përshtatjet e nevojshme për të siguruar buxhet të mjaftueshëm për ekzekutimin e pagave të muajit shtator, dhe të gjitha komunat e kanë bërë përpos njërës. Komuna e vetme që nuk e ka bërë këtë rregullim është Vitia, e cila ka lënë programet e arsimit fillor dhe të mesëm pa buxhet të mjaftueshëm për ekzekutim të pagave të shtatorit. Me qëllim që të mundësohet ekzekutimi i pagave për të gjithë punonjësit e komunës, Thesari i ka dërguar në vazhdimësi njoftime Komunës së Vitisë, përfshirë edhe ditën e djeshme, të cilëve u është dhënë mundësia gjatë gjithë ditës duke i pritur që t’i bëjnë rregullimet e nevojshme për të siguruar buxhet të mjaftueshëm për ekzekutim të plotë të pagave.”
MF bën të ditur se pagat janë ekzekutuar për zyrën e kryetarit, administratën dhe programe tjera, ndërsa jo për programet e arsimit fillor dhe të mesëm.
“Megjithatë, zyrtarët e Komunës së Vitisë nuk kanë reflektuar, gjë që nënkupton se kur është bërë ekzekutimi i pagave sot, sistemi me automatizëm i ka refuzuar ekzekutimet për programet që nuk kanë buxhet të mjaftueshëm. Pra, për zyrën e kryetarit, administratën dhe programet tjera sistemi ka bërë ekzekutimin e pagesave, por jo edhe për programet e arsimit fillor e të mesëm, sepse komuna nuk është siguruar që në këto dy programe ka buxhet të mjaftueshëm.”
Ministria ka thënë se është e gatshme të bëjë riekzekutim të pagave kurdo që komuna i bën përshtatjet e nevojshme dhe e siguron buxhetin e mjaftueshëm.
“Duke qenë të vetëdijshëm për situatën e të punësuarve dhe nevojën për të pranuar pagën e tyre, MFPT është e gatshme që kurdo që Komuna e Vitisë bën përshtatjet e nevojshme dhe siguron buxhetin e mjaftueshëm, të bëjmë një ri-ekzekutim të pagave vetëm për këto dy programe.”
Të tjera
-
Hamza me premtime në Ditën e Veteranit: Rriten 50 % përfitimet e të gjitha kategorive të luftës
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka uruar Ditën e ...
-
Koreja e Jugut urdhëron inspektim të linjave ajrore pas aksidentit të rëndë
Presidenti në detyrë i Koresë së Jugut Choi Sang-mok urdhëroi të hënën një in...
-
Aktakuzë kundër tre personave për krime lufte ndaj popullsisë civile në Kosovë
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë me propozim për gjykim në mungesë nda...
-
Fluturimi Tiranë-Hamburg devijon dhe ulet në Vjenë, pasagjerët zbulojnë arsyen
Një fluturim Tiranë-Hamburg ka devijuar nga itinerari i tij dhe ka zbritur në...
-
“Dëmi 37 milionë euro” – Aktakuza e re ndaj Nagip Krasniqit, këta janë dy të akuzuarit e tjerë
Një proces gjyqësor tashmë e ka nisur. Mirëpo, ish-kryeshefit të Korporatës E...
-
Presidentja Osmani: Prioritet mbetet mbrojtja e secilës pëllëmbë të territorit tonë në bashkëpunim me partnerët
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se prioritet kryesor, më 2025, m...
-
Edhe një aktakuzë ndaj Nagip Krasniqit, bashkë me dy persona tjerë i shkaktuan dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej 37 milionë euro
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë të re ndaj ish kryeshefit të KEK’ut, ...
-
ShKK-ja pranon donacionin më të madh të dhuruar ndonjëherë nga EULEX-i
Shërbimi Korrektues i Kosovës sot ka pranuar donacion e radhës nga EULEX-i. ...
-
A do të dërgohet me forcë Kurti për të dëshmuar, Isufaj: Ligji zbatohet ndaj të gjithëve njësoj, nuk bëhet në mënyrë selektive
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, gjatë konferencës për me...
-
“Lepuj” dhe “kërmij”, Isufaj e quan fyerje deklaratën e Kurtit: Kemi pesë aktakuza ndaj ish ministrave, asnjë ndaj këtyre aktualë
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj i është përgji...
-
Kryeprokurori Isufaj thotë se s’ka informacione që dikush ndonjëherë është intervistuar në zyrë të kryeministrit
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka thënë se nuk ka infor...
-
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial i del në mbështetje Prokurorisë Speciale: Të gjithë të barabartë para ligjit
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ardian Hajdaraj, ka dalë në mbë...