Lajme

I mori para gruas duke i premtuar se do t’i japë patentë shoferin, arrestohet burri në Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 01 October 2024

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Fushë Kosovë pasi i njëjti i kishte marrë para një gruaje duke i premtuar se do t’i japë patent shoferin.

Sipas policisë ai këtë premtim e bëri në cilësi të qytetarit, shkruan Gazeta Infokus.

I dyshuari është arrestuar nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë.

-Advertisement-

Rasti është cilësuar si pranim i ryshfetit në sektorin privat.

“Policia e Kosovës, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, pas aplikimit të masave të veqanta ka arrit të siguroj prova relevante të cilat dëshmojnë se i dyshuari m/kosovar në cilësinë e qytetarit, ka pranuar ryshfet duke premtuar me qëllim që i njëjti t’i ndihmoj viktimës f/kosovare për proces të marrjes së patentë shoferit. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera