Sipas Kusari-Lilës, propozimi për t’i vendosur masa Kosovës ishte i Lajçakut
Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 29 September 2024
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës duhet të largohen sa më parë, pasi si të tilla kanë qenë të paarsyeshme dhe tërësisht të padrejta.
Ajo tha për KosovaPress se pret që pas vendosjes së strukturave të reja të BE-së, pas zgjedhjeve të fundit atje, të ketë vendimmarrje pozitive për largimin e masave, si dhe të ndryshojë qasja, siç e quan ajo diskriminuese ndaj Kosovës.
Kusari-Lila mes tjerash deklaroi se propozimi për masat ishte i emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.
“Deri tani masat ndaj Kosovës kanë qenë të paarsyeshme dhe tërësisht të padrejta…Kosova është ende nën masa për arsye të zbatimit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë me shkuarjen e kryetarëve të zgjedhur në mënyrë legjitime në komunat veriore, ndërsa Serbia nuk është ndër masa dhe s’ka pasuar pasoja nga mbështetja e një sulmi terrorist në Kosovë dhe cenimi i sovranitetit tonë. Është dashur sa më parë që këto të hiqen, natyrisht duke marrë parasysh veprimet dhe gatishmërinë e institucioneve tona për të qenë në përputhje dhe bashkërendim me politikën e jashtme të BE-së…Ne shpresojmë që të ketë qasje krejtësisht tjetër, e kemi pa të gabuar dhe diskriminuese qasjen ndaj Kosovës dhe në veçanti propozimin e ndërmjetësit Lajçak për t’i vënë masa Kosovës”, theksoi Kusari-Lila.
BE-ja ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023, për shkak të tensioneve në veri
Të tjera
-
Zogaj i reagon Muratit: Humori i ministrit në një të diel me shi, dil pak bisedo me bizneset
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj i ka reaguar Ministrit të Fi...
-
Osmani në takim me Kardinalin e Vatikanit, theksoi rëndësinë e njohjes së Kosovës nga Selia e Shenjtë
Gjatë javës së kaluar, në Nju Jork, presidentja Vjosa Osmani u takua me Sekre...
-
Haradinaj prezanton katër shtyllat e programit zgjedhor, thekson zhvillimin e hovshëm ekonomik dhe anëtarësimin urgjent në NATO
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar për katër shtyllat e program...
-
Murati thotë se familjet kosovare u pasuruan me Qeverinë Kurti: I kanë 1.51 miliardë euro më shumë në banka
Jo vetëm bizneset, por sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, edhe fam...
-
Osmani në Nju Jork takohet me studentë shqiptarë: Ata mishërojnë thelbin e rinisë sonë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Nju Jork, takoi studentë nga Kosova, S...
-
Në festen për ”Ditën e Boshnjakëve” rrahet një 20 vjeçar nga sigurimi, Duda Balje publikon pamjet
Deputetja Duda Balje, ka postuar një video nga koncerti që u mbajtë mbrëmë pë...
-
Bajrami: As Rusia, as Serbia e as bọmbat atomike nuk mjaftojnë për ta fshehur korrupsionin e Qeverisë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se as Rusia, as Serbia, e as bo...
-
PAMJE – Gjendje e tmerrshme në spitalin e Prizrenit
Mungesa e higjienës në spitalet publike të Kosovës vazhdon të jetë një ndër p...
-
Sveçla tha se s’ka detaje për kontratën 15 milionëshe, Bajrami: Ministri nënshkroi, ia dha 5 mln euro më shumë një kompanie
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha se Qeveria...
-
Punëtorja e një marketi në Prishtinë i raporton 200 euro fals, arrestohet i dyshuari
Një punëtore në një market në Prishtinë ka raportuar se ka pranuar një kartëm...
-
Kurti: Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskr...
-
Osmani për tensionet në veri: Vuçiq është bosi i bandave kriminale
Presidentja Vjosa Osmani ka qenë e ftuar në think tank-un “Council on Foreign...