Kurti njofton për takimin me O’Brien dhe Lajçak në Konsullatë: Theksova nevojën e nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit
Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 27 September 2024
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar në llogarinë e tij në platformën “X”, për takimin që pati sot me Ndihmës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien dhe Emisarin e Bashkimit Evropian për Dialog, Miroslav Lajçak, në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Neë York.
Kurti ka thënë se me O’Brien dhe Lajçak kanë diskutuar për dialogun, teksa ka thënë se ka theksuar nevojën e nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj si dhe zbatimin.
“Ishte kënaqësi të takohesha me Ndihmës Sekretarin Jim O’Brien, të cilit iu bashkua Përfaqësuesi Special i BE-së @MiroslavLajcak. Diskutuam për dialogun si dhe bashkëpunimin rajonal përpara 10 vjetorit të procesit të Berlinit. Gjatë bisedës sonë, theksova nevojën e nënshkrimit dhe zbatimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj si mjet i domosdoshëm për progres. Rikonfirmova gjithashtu përkushtimin e vendit tonë për bashkëpunim, prosperitet të rajonit, të drejta të barabarta dhe mbrojtje të fuqishme të të drejtave të njeriut dhe një shoqëri shumëetnike të lulëzuar”, ka shkruar Kurti.
Të tjera
-
Banka Botërore: 1 në 4 individë në Ballkan jeton jashtë vendit
1 në 4 individë nga Ballkani Perëndimor jeton aktualisht jashtë vendit. Kë...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë, lëndohet motoçiklisti
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur sot në Pri...
-
Arrestohet me urdhër të SPAK, ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja
Vetëm disa ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit të Partisë Socialiste është...
-
‘Ti e di vet, unë e kryeva’: Kontrolli i rreptë ‘Dejonë’ deri edhe te ndërrimi i natës në KEK
Mesazhet në “Signal” përforcuan atë që dihej: se fjalët e Dejona Mihalit janë...
-
Haziri: Komuna e Gjilanit si shitore e thyer, shpejt do të përfundojë mendësia e punësimit të balldëskave dhe kunatave
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka thënë se ...
-
Bedri Hamza në Klinë: Zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e qytetarëve, në qendër të angazhimit tim
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka mbajtur tubim me qyt...
-
Haradinaj: Porosia ime për të gjithë, të punojmë së bashku që Kosova të anëtarësohet në NATO
Vizita e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj në Nju Jork, po shënohet me takime...
-
Politologu gjerman: Pa ndërhyrjen e SHBA-së në Kosovë dhe Bosnje, tani do të kishte tre luftëra në Evropë
Politika përkëdhelëse e BE-së ndaj Serbisë ka dështuar, vlerëson politologu g...
-
Lajçak: Është koha për të filluar seriozisht zbatimin e marrëveshjes së normalizimit
I dërguari i posaçëm për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajç...
-
Nesër mbahet testimi për ushtarët e rinj të Kosovës
Nga nesër do të nisë testimi për kandidatët të cilët kanë aplikuar për ushtar...
-
Trump përballet me situatën e sikletshme, i fiket mikrofoni gjatë fjalimit në tubim, ja si vepron ai
Ish-presidenti Donald Trump është përballur me një situatë të sikletshme gjat...
-
Gjeorgji, shoqëria civile bashkohet për të vëzhguar zgjedhjet, sfidon ligjin për ‘agjentët e huaj’
Ndërsa Republika e Gjeorgjisë përgatitet për të mbajtur zgjedhjet më 26 tetor...