Hykmete Bajrami i reagon Dejona Mihalit pas aludimeve se ka lidhje me një biznes: Tash po dihet adresa e shpifjeve, shihemi në Gjykatë
Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 25 September 2024
Shifrat në ekonomi është një nga temat ku më së shumti përplasen deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, dhe ministri i Financave, Hekuran Murati.
Në përplasjen e sotme u përfshi edhe koordinatorja e komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihali.
Ajo tha se Bajrami nuk mund të japë sqarime “deri diku të besueshme” për çmimet e barnave dhe kontabilitetin e “bie fjala Riga Pharm”.
Mihali tha se për tjera çështje Bajramit “i ka ikur treni prej kohësh”.
Ajo e kritikoi Bajramin edhe për drejtshkrim.
“ps. Kur zgjedhim diçka apo ia kërkojmë dikujt me zgjedh vendin e kohën përdorim foljen zgjidh(e). Është çështje zgjedhimi dhe mënyre të foljeve. Mbase i duhet për shqipen e përdorur gjatë leksioneve në fakultet.”
Mihalit i reagoi vetë Bajrami, duke thënë se do të ushtroj padi ndaj saj për shpifje.
Bajrami tha se nuk ka lidhje biznesi me Riga Pharm. Ajo shtoi se “kjo gënjeshtër” flitet që tri vite por nuk është thënë publikisht.
“Tash po dihet adresa e saktë e shpifjeve dhe fushatave kundër meje. Dhe, jam e lumtur që nga nëntoka doli dhe tash e di adresen e shpifjeve, që bëhen që tri vite. Unë do të ushtroj padi ndaj zonjës Mihali për shpifje. E di që nuk e ka problem të shpifë zonja Mihali por le të vendosë gjykata mbi pretendimet e saj. Le t’i prezantojë faktet për çfarëdo që ka për mua prej fabrikave të armëve e deri te kompanitë farmaceutike. Nuk ju friksohem dhe nuk do të zbrapsëm, kot e keni. Nuk kam lidhje biznesi me Riga Farm, nuk kam pasë, nuk me lidhë asgjë me sektorin e farmacisë as me çmimet e produkteve farmaceutike, këto janë shpifje dhe vetëm shpjfje. Këtë gënjeshtër e flisni që 3 vite, por se keni thënë publikisht andaj edhe s’kisha mundësi të ju padisë më herët.”
Bajrami tha se fushatën linçuese “po del” që e ka udhëhequr Mihali.
Ajo e pyeti Mihalin se pse është ftuar nga Prokuroria Speciale për intervistim për KEK’un.
“Fushatën linçuese po del se e keni udhëhequr ju zonja Mihali. Prandaj edhe me juve kërkoj përballje. Tash në gjykatë. Meqë keni dështu në secilin sektor, ju ka mbetur vetëm të ricikloni shpifje. Prandaj, Ju zonjë tregoni se pse ju ftoi Prokuroria Speciale për korrupsionin në KEK. Pse?”
Të tjera
-
Tomë Gashi – Korenicës të VV-së: Mirë ish kanë edhe ti të mbulohesh pakëz
Deputeti i VV-së, Visar Korenica, sot në seancën plenare ka ngritur si shqetë...
-
Tri aksidente sonte vetëm në Prishtinë, nuk dihet a ka të lënduar
Tri aksidente u raportuan në Prishtinë mbrëmjen e sontme. Njëri prej tyre ...
-
Hamza: Do ta jap maksimumin që PDK të ketë rol kryesor për krijimin e Qeverisë – për koalicion preferojmë partitë në opozitë
Kandidati për kryeministër i PDK’së, Bedri Hamza i është përgjigjur pyetjes s...
-
Osmani flet nga New Yorku: Mora konfirmim të fuqishëm nga presidenti Biden se do të jetë përkrah Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka folur për rëndësinë e koordinimit dhe b...
-
Kurti takohen me Nënsekretarin e UNDP-së, i tregon për projektet zhvillimore në veri
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me nënsekretarin e Përgjiths...
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era...
-
“Me 9 shkurt e sheh a kena keqkuptu a jo”, Tomë Gashi debaton me Zana Avdiun e Blerim Latifin për sjelljen e qeverisë me aleatët
Blerim Latifi, profesor universitar ka thënë se problem i Kosovës tashmë ësht...
-
“Shqetësuese, kryeministri nuk hyn në Shtëpinë e Bardhë, e ka të ndalume”, Latifi i drejtohet deputetit të Vetëvendosjes
“Ku na çon përplasja me Amerikën”, është tema që të enjten po diskutohet në “...
-
Hamza për deklaratën e Hovenier: Për keqardhje që hisedarët më të mëdhenj të Kosovës i kemi sjell në situatë të tillë
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka komentuar dekl...
-
“Ka ambasadorë qe s’i njeh as lagjja e vetë edhe gjyshi jem ka thanë me i rujt trojet tona”
Avokati Tomë Gashi tha se gjuhën që e ka përdorë ish-ambasadorja Jacobson dhe...
-
Hamza: Për Kosovën të gjithë me u bo bashkë nuk jemi boll, Serbia e Vuçiqi janë problemi
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se në tema naciona...
-
“Një letër që ka qenë kërcënuese”, Kusari-Lila flet për bisedën me Milan Radoiçiqin
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, është pyetu...