Lajme

Torres për Banjskën: Autorët të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre

Autori: Gazeta inFokus 07:15 | 25 September 2024

Kongresisti Ritchie Torres, njëherësh bashkëkryesues i Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongresin amerikan, ka folur për rastin e Banjskës. Në një shkrim në Tëitter, Torres kërkoi që autorët e sulmit të mbajnë përgjegjësi.

“Sot janë bërë një vit nga sulmi terrorist në Banjska të Kosovës. E nderojmë sakrificën e policit Afrim Bunjaku në mbrojtjen e popullit gjatë këtij sulmi dhe kërkojmë që autorët të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre brenda Kosovës”, ka shkruar Torres në Facerbook.

Për këtë rast ka pasur edhe reagime tjera. Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, bëri homazhe te varri i Bunjakut në Vushtrri.

-Advertisement-

“Iu bashkova Qeverisë së Kosovës dhe kolegëve të mi diplomatikë për ta nderuar kujtimin e oficerit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në detyrë në sulmin e Banjskës, një vit më parë. Shtetet e Bashkuara përsërisin thirrjet dhe presin që kryerësit dhe të gjithë të përfshirët në këtë krim të tmerrshëm të mbahen përgjegjës”, ka shkruar Hovenier në X.

Ndërkaq, BE-ja theksoi se pret nga Serbia të ndërmarrë hapa të nevojshëm për t’u siguruar që të dyshuarit për kryerjen e sulmit vdekjeprurës në Banjskë të japin llogari.

Kosova e ka cilësuar sulmin akt agresioni dhe e akuzon shtetin e Serbisë se ka gisht në të.

Në fillim të këtij muaji, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 personave për këtë sulm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera