“Armạtimi ishte futur me automjete edhe atë natë”, Drejtori i Policisë zbulon detaje për sụlmin në Banjskë
Autori: Gazeta inFokus 21:00 | 24 September 2024
Një vit më parë në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur i prirë nga Milan Radoiçiq, sulmoi Policinë e Kosovës, ku rreshteri Afrim Bunjaku humbi jetën.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë detaje lidhur me sulmin terrorist dhe planifikimet e grupeve kriminale që kishin operuar në veri të Kosovës.
Hoxha ka theksuar se autoritetet kishin informacione mbi stërvitjet e grupeve kriminale në Serbi, të cilat ishin të përgatitura për të sulmuar institucionet e Kosovës.
“Kemi pasur informacione që grupet kriminale të kësaj natyre po stërviten në Serbi. E dinim që ata janë në Serbi dhe po punonin me qëllim të sulmimit të institucioneve të Kosovës dhe territorit tonë”, ka deklaruar ai.
Sipas Hoxhës, megjithëse nuk kishin informacione specifike për datën dhe kohën e sulmit, policia kishte përgatitur plane operative për të përballuar çdo përballje të mundshme.
“Kemi përgatitur planet tona operative që në qoftëse kemi sulme të tilla, të ballafaqohemi me to dhe të dalim fitimtar”, ka shtuar ai.
Ai gjithashtu ka zbuluar detaje për armatimin e sjellë në Kosovë, duke theksuar se “armatimi nuk është futur kohë më herët në Banjskë, por edhe atë natë ka pasur futje të armatimit”.
Hoxha përmendi se grupi kishte ardhur me automjete të mbushura me armë dhe se kishte përdorur rrugë ilegale për të kaluar nga territori i Serbisë në Kosovë, duke vepruar nga ora 23:00 deri në orën 2:00 të datës 23 dhe 24 shtator.
“Ata kanë ardhur me makina edhe të gjitha kanë qenë të mbushura me armatime. Ata kanë përdorur rrugë ilegale, të cilat janë shumë të thella që nuk kanë qenë të mbuluara shkak i pamundësisë të mbulimit të terrenit janë disa rrugë malore e cila rrugë është përdorur pasi automjetet e tyre kanë qenë për të përballuar terrenin e vështirë. Gjatë natës kanë kaluar nga territori i Serbisë në të Kosovës prej orës 23:00 deri nga ora 2:00, nga data 23 dhe 24 shtator”, ka deklaruar Hoxha për RTV Dukagjini.
Po ashtu, ai ka potencuar se ka dëshmi të pamohueshme se armët janë nxjerrë nga kazerma ushtarake e Serbisë.
Të tjera
-
Haradinaj takohet me Latimer: Fola për rëndësinë e rrugëtimit dhe anëtarësimit të Kosovës në NATO
Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj i cili po qëndron për vizitë në ShBA, ë...
-
Arrestohet i dyshuari i dytë e dorëzon veturën e vjedhur në Ferizaj
Policia sot e ka arrestuar F.D. i dyshuar për vjedhjen e një veturë të tipit ...
-
Haradinaj viziton policët te pika kufitare ku u afruan forcat serbe
Daut Haradinaj sot ka qenë në një prej pikave kufitare të Republikës së Kosov...
-
Nuk e trajtoi për afër 12 vjet, prokurori thotë se nuk i kujtohet rasti
Besnik Krasniqi, dyshohej se kishte plagosur me pushkë 60-vjeçarin H.B në vit...
-
Dy të arrestuar për vjedhjen e një BMW-je X6 në Ferizaj
Policia e Kosovës të shtunën ka njoftuar për arrestimin e dy personave që...
-
Bedri Hamza në Lipjan: Po bashkohemi për ta bërë Kosovën më të mirë, më të zhvilluar
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, është kthyer nga Franca dhe...
-
Tatimi në pronë, Rukiqi: Qeveria e majtë synon zhvatjen e milionave të qytetarëve dhe bizneseve
Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi thotë se Qeveria Kurti është anti-biznes dhe a...
-
“Prej A deri në Zh po realizohen pikat strategjike të Serbisë” – “Shpërthimi” i Fatos Aliut, bashkëthemeluesit të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili e kritikon edhe vëllanë, Liburn Aliu
Fatos Aliu ka gati një dekadë që i ka ndarë përfundimisht rrugët me Lëvizjen ...
-
Bajqinovci: Edhe Isa Mustafa e pranoi se Kurti lụftoi kundër bandave në veri, opozita po e refuzon këtë realitet të ri
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka thënë se ish-kryetari i LDK-së, Is...
-
Kuvendi pa kourum, mbi 50 projektligje rrezikojnë të kthehen në pikën zero
Në rast se mazhoranca nuk arrin të sigurojë kuorumin e nevojshëm deri në përf...
-
Ministri Vengu: Po e rijetësojmë industrinë ushtarake – në këtë proces edhe Kosova duhet të gjejë veten
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka thënë se në takimet brenda...
-
Kurti viziton kompanitë vendore, pjesëmarrëse në panairin “Sial” në Paris
Mes 7500 ekspozuesve prej 125 shteteve nga mbarë bota, Kryeministri i Republi...