Lajme

Kështu duket vila e Bajqinovcit, pasi u dëmtua nga një shpëŕthim (PAMJE)

Autori: Gazeta inFokus 20:32 | 24 September 2024

Vila e Deputetit të Kosovës, nga radhët e VV-së, Mefail Bajqinovcit, qe gjendet afër Bjeshkëve të Bajgorës, është dëmtuar ditën e sotme.

Sipas raportimeve dyshohet se ajo është dëmtuar nga një shpërthim, e që dyshohet të jetë eksploziv.

Në vendin e ngjarjes dolën njësitet relevante, të cilat u morën me ekzaminimet.

-Advertisement-

Dyshimet e para ekzistojnë se në vilën e Bajqinovcit është hedhur granatë dore.

Vet deputeti i LVV-së deklaroi për Infokus se akoma nuk e di se çfarë ka ndodhur saktë, dhe se informatën mbi shpërthimin e mori nga disa banorë të zonës.

Më poshtë gjeni pamje ngavendi i ngjarjes:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera