Lajme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e tre personave

Autori: Gazeta inFokus 19:49 | 24 September 2024

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar dhe arrestuar tret ë dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, shkruan Reporteri.net.

Bimët e dyshuara për kanabis sativa janë gjetur në fshatin Panorc të Malishevës, tek vendi i quajtur “Lugajat” në një zonë të thellë.

Lidhur me veprën e lartcekur penale me kërkesë nga rajoni kompetent, për tre (3) persona të dyshuar të përfshirë në rast, policia ka marr autorizim nga Prokuroria për publikimin e fotografive të (NN) personave, për identifikimin e tyre në mënyrë që të mundësohet sjellja e tyre para organeve të drejtësisë. Kërkojmë ndihmën e qytetarëve që për çdo informacion lidhur me identitetin apo vendndodhjen e personave fotografitë e të cilëve janë publikuar të njoftojnë Policinë e Kosovës në numrin 192 ( apo 045285169).  Çdo informacion i ofruar do të trajtohet me konfidencialitet të plotë”, thuhet në kërkesë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera