Lajme

Bedri Hamza: Afrim Bunjaku ishte polic i përgjegjshëm, prind i mrekullueshëm, qytetar i devotshëm dhe njeri shumë fisnik

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 24 September 2024

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vlerësuar veprën e Afrim Bunjakut në njëvjetorin e rëniës së tij.

Hamza tha se Bunjaku ishte edhe polic i përgjegjshëm edhe njeri fisnik.

“Heronjtë janë gjithnjë të veçantë dhe i tillë është edhe Afrim Bunjaku, i cili ra në krye të detyrës gjatë agresionit në Banjskë, më 24 shtator 2023. Polic i përgjegjshëm, prind i mrekullueshëm, qytetar i devotshëm dhe njeri shumë fisnik.
Sot, një vjet më pas, nderojmë jetën dhe veprën e heroit Afrim Bunjaku dhe vlerësojmë vendosmërinë, guximin dhe shërbimin e të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, që me këmbëngulje deri në vetëmohim përkushtohen çdo ditë për rend dhe ligj në tërë territorin e Kosovës.
Sot, një vjet më pas, vlerësojmë lart punën e institucioneve të drejtësisë, punën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila ka arritur të grumbullojë mjaftueshëm fakte dhe ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave për sulmin e armatosur në Banjskë.
Agresioni në Banjskë ishte prej sulmeve më të mëdha të pasluftës mbi Republikën e Kosovës dhe shprehim mirënjohje edhe për pjesëtarët e KFOR-it dhe të gjitha shtetet partnere, që në forma të ndryshme ndihmuan atë ditë dhe po kontribuojnë vazhdimisht për forcimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë e rajon.
Nuk ka mënyrë më të mirë për t’i shërbyer atdheut sesa duke iu shërbyer qytetarëve pa dallime, duke e ruajtur rendin publik dhe mbrojtur sovranitetin e Republikës së Kosovës, si shtëpi e përbashkët e të gjithë qytetarëve të saj.”, ka shkruar Hamza në rrjetin social Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera