Sveçla i pakënaqur me aktakuzën e Prokurorisë Speciale për Banjskën, çuditet që s’janë përfshirë zyrtarë të Serbisë
Autori: Gazeta inFokus 23:28 | 23 September 2024
Orët e para të se dielës së 24 shtatorit të vitit 2023, Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit nga persona të maskuar, uniformuar e armatosur rëndë. Nga sulmi terrorist, mbeti i vrarë rreshteri u Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Një vit pas, Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla thotë për “Top Channel” se me provat e siguruara dëshmohet që grupi terrorist ishte i mbështetur nga shteti i Serbisë.
“Në njërin nga këta dronë, gjinden edhe incizimet e fshira paraprakisht, por të kthyera nga ekspertët tanë të trajnimeve të këtij grupi në kazermën zyrtare të Ushtrisë së Serbisë në Pasuljanske Livade”, tha si fillim Svelça.
Megjithatë, Sveçla nuk është i kënaqur me punën e Prokurorisë Speciale e cila ka ngritur aktakuzë për 45 persona përfshirë edhe Milan Radojçiqin si organizator i sulmit, për vepra kundër rendit kushtetues, terrorizëm, financim të terrorizmit e shpëlarje të parave.
Ai shtoi: “Është për çudi se si në aktakuzë nuk përfshihen zyrtarët e Serbisë të cilët kanë qenë drejtpërdrejtë të implikuar në këtë rast, kur përmendet Pasuljanske Livade, ku është komandanti i saj, ku është zëvendëskomandanti i saj, ku është komandanti i Ushtrisë së Serbisë? Me pajisje të Ushtrisë së Serbisë grupi i Radojciqit është trajnuar, janë incizimet, janë publike”.
Një vit pas sulmit terrorist që sipas institucioneve kishte për synim aneksimin e territorit verior të Kosovës, Ministri i Punëve të Brendshme thotë se situata e sigurisë është e qetë, por nuk anashkalon mundësinë e sulmeve të tjera.
Për aksionet e Policisë së Kosovës në veri e testimet për hapjen e urës së Ibrit që nga partnerët ndërkombëtarë cilësohen si veprime të njëanshme, sipas Xhelal Sveçlës janë të gjitha të arritura në bashkëpunim me aleatët e të bazuara në ligjet në fuqi. “As testimet, as rivitalizimi i urës nuk kanë qenë veprime të njëanshme, të gjitha kanë qenë të diskutuara me partnerët tanë”.
Hapja e Urës që ndanë qytetin e Mitrovicës, sipas Ministrit të Brendshëm do të bëhet shumë shpejtë e kjo nuk do nxisë tension.
“Brenga e tyre ka qenë momenti i hapjes së urës duke shpërfaqë një brengë mbi mundësinë e eskalimit. Vlerësimi jonë është që nuk ka rrezik për eskalim të situatës për hapjen e urës”, përfundoi Sveçla.
Për kthimin e policëve serbë në institucionin e Policisë së Kosovës, ministri thotë se nuk bëhet fjalë, por shton se po vazhdon procesi u rekrutimit të tyre./Top Channel
Të tjera
-
Dy të arrestuar për vjedhjen e një BMW-je X6 në Ferizaj
Policia e Kosovës të shtunën ka njoftuar për arrestimin e dy personave që...
-
Bedri Hamza në Lipjan: Po bashkohemi për ta bërë Kosovën më të mirë, më të zhvilluar
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, është kthyer nga Franca dhe...
-
Tatimi në pronë, Rukiqi: Qeveria e majtë synon zhvatjen e milionave të qytetarëve dhe bizneseve
Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi thotë se Qeveria Kurti është anti-biznes dhe a...
-
“Prej A deri në Zh po realizohen pikat strategjike të Serbisë” – “Shpërthimi” i Fatos Aliut, bashkëthemeluesit të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili e kritikon edhe vëllanë, Liburn Aliu
Fatos Aliu ka gati një dekadë që i ka ndarë përfundimisht rrugët me Lëvizjen ...
-
Bajqinovci: Edhe Isa Mustafa e pranoi se Kurti lụftoi kundër bandave në veri, opozita po e refuzon këtë realitet të ri
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka thënë se ish-kryetari i LDK-së, Is...
-
Kuvendi pa kourum, mbi 50 projektligje rrezikojnë të kthehen në pikën zero
Në rast se mazhoranca nuk arrin të sigurojë kuorumin e nevojshëm deri në përf...
-
Ministri Vengu: Po e rijetësojmë industrinë ushtarake – në këtë proces edhe Kosova duhet të gjejë veten
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka thënë se në takimet brenda...
-
Kurti viziton kompanitë vendore, pjesëmarrëse në panairin “Sial” në Paris
Mes 7500 ekspozuesve prej 125 shteteve nga mbarë bota, Kryeministri i Republi...
-
Kthimi i emigrantëve që qëndruan tri ditë në Shqipëri, mediat italiane: Janë të frikësuar dhe të tronditur
12 emigrantët nga Afrika, të cilët larguan sot nga Gjadri pas vendimit të Gjy...
-
Ndihmëssekretari i NATO-s: S’mendoj se jemi në situatë për të folur për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Boris Ruge, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, ka thënë se mendon që...
-
“Mati 1” e “Bregu i Diellit” pa ujë shkaku i problemeve teknike
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur se Lagjja ...
-
Osmani takohet me përfaqësues të Google dhe Amazon: Synim është përfshirja e plotë e Kosovës në platformat më të mëdha globale
Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është takuar sot me ...