Lajme

Reagon ashpër avokati Mujaj: Mos e bëni të madhe se nuk po lejohet të hyjë në shkollë vajza me shami

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 23 September 2024

Avokati Muhamet Mujaj ka reaguar pasi në Pejë në shkollën “Bedri Pejani” një vazjë 18 vjecare u përjashtua nga shkolla për shkak të shamisë qysh nga 2 shtatori kur edhe nisi viti i ri shkollor.

Mujaj ka thënë se nuk duhet të bëhet e madhe pse nxënësja nuk u lejua të hyjë në shkollë për shkak të bindjes fetare mirëpo ajo se si po lejohet të luhet me “fëmijët tanë”.

Sipas avokatit drejtorit të shkollës duhet ti hapet rast penal dhe të mps lejohet më të ushtrojë profesionin e edukatorit.

-Advertisement-

“Mos e bëni të madhe që nuk lejohet vajza me hy në shkollë për shkak të bindjes fetare.  Ju bëni të madhe pse jemi kaq të poshtër e lejojmë me luajt me fëmijët tanë. Drejtorit duhet hap rast penal dhe me atë rast të ec në shtëpi pa pas nevojë ai me u afru më asaj shkolle dhe profesionit të edukatorit”, ka thënë ai.

Ndërsa Mujaj është shprehur se udhëzimi administrativ në të cilin është thirrur drejtori i shkollës nuk ka asnjë fuqi juridike.

“Ligjet në Kosovë e ndalojnë diskriminimin. Nuk e di pse i jepni aq publicitet një udhëzimi administrativ që nuk ka fuqi juridike”, ka thënë ai.

Sot, imami Labinot Maliqi ka njoftuar për largimin e nxënëses nga shkolla qysh në ditën e parë të vitit të ri shkollor.

Maliqi është drejtuar në Ministrinë e Arsimit ku ka bërë kërkesë për shfuqizimin e udhëzimit që ndalon bartjen e shamisë në shkolla./Gazeta Infokus/

Nxënësja që u largua nga shkolla shkaku i shamisë kishte njoftuar drejtorinë që do të mbulohet, publikohet letra e saj

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera