Lajme

Nënoficerët dhe oficerët e Kosovës, trajnohen nga ushtarët e Turqisë

Autori: Gazeta inFokus 20:43 | 22 September 2024

Instruktorë të ushtrisë turke, kanë realizuar një trajnim teorik e praktik në përdorimin e Antitankut HAR-66, duke përgatitur e trajnuar nënoficerët e oficerët e Kosovës.

Sipas një njoftimi nga ana e FSK-së, kjo u bë me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale ushtarake me standardet e vendeve të zhvilluara duke krijuar kështu ndërveprueshmëri me partnerët në të mirë të paqes dhe sigurisë globe.

Ky trajnim është realizuar në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, qê po japin në vazhdimësi kontribut në ngritjen dhe avancimin profesional të FSK-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera